“Nuk i kanë numrat”, Memli Krasniqi i nxjerr dy data të zgjedhjeve “nëse dojnë këta”: 15 ose 22 qershor, PDK gati
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Albin Kurti nuk i ka numrat. Ai në “Pressing” të T7 ka nxjerr dy data për zgjedhje potenciale të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, 15 ose 22 qershor. “Nëse dojnë kta me 15 qershor shkojmë në zgjedhje, ose me 22 qershor. Po nuk i kanë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Albin Kurti nuk i ka numrat.
Ai në “Pressing” të T7 ka nxjerr dy data për zgjedhje potenciale të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, 15 ose 22 qershor.
“Nëse dojnë kta me 15 qershor shkojmë në zgjedhje, ose me 22 qershor. Po nuk i kanë numrat këta e nuk janë që shkojnë në zgjedhje. Unë e PDK-ja jemi të gatshëm, vetëm të shkojmë në Kuvend njëherë e pastaj shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka folur edhe për zgjedhjet lokale, por tha se mund të ketë zgjedhje parlamentare para atyre lokale.
“Jam shumë i disponun për këto zgjedhje(lokale), por nëse ka me na rastis me i pas një parë zgjedhje para këtyre. Kushtetuta e ligjet, shteti e demokracia janë procedurë e kokëforta në afate”.
“E mira është që nuk munden me shpall datën e zgjedhjeve vet, ne nuk i lejojmë nuk bëhemi palë në ato shkelje”, ka thënë Krasniqi.