Rama deklarohet pas ndërprerjes së punimeve: Qeveria në ikje i bënë presion policisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës është deklaruar pas ndërprerjes së punimeve nga Inspektorati i Trashëgimisë me asistim të Policisë së Kosovës në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Çka deklaroi Rama: Të dashur qytetarë të kryeqytetit, ja çfarë po ndodh në qendër të Kryeqytetit, në sheshin “Xhorxh Bush”, me presion nga ministri i Punëve të Brendshme

Prill 29, 2025 - 19:00
 0  5
Rama deklarohet pas ndërprerjes së punimeve: Qeveria në ikje i bënë presion policisë
rama-deklarohet-pas-nderprerjes-se-punimeve:-qeveria-ne-ikje-i-bene-presion-policise

rama-deklarohet-pas-nderprerjes-se-punimeve:-qeveria-ne-ikje-i-bene-presion-policise

Kryetari i Komunës së Prishtinës është deklaruar pas ndërprerjes së punimeve nga Inspektorati i Trashëgimisë me asistim të Policisë së Kosovës në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Çka deklaroi Rama:

Të dashur qytetarë të kryeqytetit, ja çfarë po ndodh në qendër të Kryeqytetit, në sheshin “Xhorxh Bush”, me presion nga ministri i Punëve të Brendshme, me presion nga ministri i Kulturës, i detyrjonë dhe i shfrytëzojnë policinë që të na i ndërprejnë punimet.

Punimet të cilat thonë se gjysa knej qenka e mbrojtur dhe gjysma knej s’qenka e mbrojtur dhe ne mundemi me vazhdu vetëm në këtë anë, jo në atë anë. Se ky asfallt është i mbrojtur. E shfrytëzon kjo qeveri në ikje të gjitha instancat në mënyrë joligjore, sepse nuk kanë asnjë dokument ligjor për ta ndërprerë këtë punë dhe ja që e ndërprejnë.

Ne do të vazhdojmë me punë dhe normal që do të tregojmë edhe kallëzime penale për të gjithë ata që na pengojnë zhvillimin e kryeqytetit.