“Një qeveri e mirë pro-amerikane që e heq taksën 10% – një kryeministër nga opozita”, Haradinaj flet për Hamzën edhe për Abdixhikun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se një qeveri e mirë pro-amerikane e largon taksën ndaj Amerikës. Ai ka thënë në “Pressing” të T7, se këtë mund ta bëjë një qeveri e opozitës. Sipas tij, për AAK-në nuk prish punë a bëhet kryeministër Bedri Hamza apo Lumir Abdixhiku. “Një

Prill 23, 2025 - 00:00
 0  6
“Një qeveri e mirë pro-amerikane që e heq taksën 10% – një kryeministër nga opozita”,  Haradinaj flet për Hamzën edhe për Abdixhikun
“nje-qeveri-e-mire-pro-amerikane-qe-e-heq-taksen-10%-–-nje-kryeminister-nga-opozita”,-haradinaj-flet-per-hamzen-edhe-per-abdixhikun

“nje-qeveri-e-mire-pro-amerikane-qe-e-heq-taksen-10%-–-nje-kryeminister-nga-opozita”,-haradinaj-flet-per-hamzen-edhe-per-abdixhikun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se një qeveri e mirë pro-amerikane e largon taksën ndaj Amerikës.

Ai ka thënë në “Pressing” të T7, se këtë mund ta bëjë një qeveri e opozitës.

Sipas tij, për AAK-në nuk prish punë a bëhet kryeministër Bedri Hamza apo Lumir Abdixhiku.

“Një qeveri e mirë pro-amerikane e heq taksën ndaj Amerikës, e bën një listë veprimesh bashkëpunimi Kosovë-Amerikë. Me Bedri Hamzën, pse jo, Lumir Abdixhikun, të dytë të mirë, cilido. Unë nuk jam kandidat për kryetar Qeverie sepse s’kam marrë vota. Më shumë vota ka Bedri Hamza, por nëse PDK e LDK merren vesh ndryshe unë e respektoj”, ka thënë Haradinaj.