Demaku: Vetëvendosja ende se ka nisë fushatën, përveç që është e pranishme në diasporë
Gazetarja Dafina Demaku e ftuar në emisionin “Adresa” me Arben Ahmeti, ka folur për fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo ka thënë se duket që LVV ende nuk e ka nisur fushatën teksa ka thënë se kjo parti është më shumë e pranishme në diasporë. “Nëse e shohim një fushat në kuptimin klasik të tubimeve, LVV-ja


Gazetarja Dafina Demaku e ftuar në emisionin “Adresa” me Arben Ahmeti, ka folur për fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo ka thënë se duket që LVV ende nuk e ka nisur fushatën teksa ka thënë se kjo parti është më shumë e pranishme në diasporë.
“Nëse e shohim një fushat në kuptimin klasik të tubimeve, LVV-ja ende nuk e ka nisur një formë klasike të të bërit fushatë, përveç që është e pranishme në diasporë por jo edhe në Kosovë që është e befasishme për mua. Në fakt neve na kujtohen disa video që VV-ja i ka bërë në vazhdimësi që prej kur e ka marrë mandatin me anë të të cilave i ka goditur partitë opozitare e sindikata të caktuara, ajo në atë kohë është konsideruar si një lloj fushate”, ka thënë Demaku. /Gazeta10/