Deputeti i AAK-së: Qeveria “Kurti” ka neglizhuar dhe nuk ka përkrahur që 4 vite kërkesat e KEK-ut

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)  ,ka shprehur mbështetje për kërkesat e sindikatës së KEK-ut, duke theksuar se ato janë të drejta dhe të arsyeshme. Ai theksoi se punëtorët e KEK-ut janë në një gjendje të mjerueshme për sa i përket kushteve të punës, veshmbathjeve, pagave dhe mëditjeve. ‘’ Sindikata e KEK-ut

Nëntor 8, 2024 - 10:00
 0  6
Deputeti i AAK-së: Qeveria “Kurti” ka neglizhuar dhe nuk ka përkrahur që 4 vite kërkesat e KEK-ut
deputeti-i-aak-se:-qeveria-“kurti”-ka-neglizhuar-dhe-nuk-ka-perkrahur-qe-4-vite-kerkesat-e-kek-ut

deputeti-i-aak-se:-qeveria-“kurti”-ka-neglizhuar-dhe-nuk-ka-perkrahur-qe-4-vite-kerkesat-e-kek-ut


Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)  ,ka shprehur mbështetje për kërkesat e sindikatës së KEK-ut, duke theksuar se ato janë të drejta dhe të arsyeshme. Ai theksoi se punëtorët e KEK-ut janë në një gjendje të mjerueshme për sa i përket kushteve të punës, veshmbathjeve, pagave dhe mëditjeve.

‘’ Sindikata e KEK-ut ka kërkesa të drejta që iu janë drejtuar menaxhmentit të Institucionit të tyre, ministrisë përkatëse dhe Qeverisë Kurti. Punëtorët e KEK-ut ka vite që janë në gjendje të mjerueshme sa i përket kushteve të punës, veshë mbathjeve, pagave, dhe mëditjeve’’, tha Lekaj për FrontOnline.

Lekaj kritikoi qeverinë e Albin Kurtit për neglizhencën e saj ndaj këtyre kërkesave për katër vite, duke e quajtur këtë një dështim të qeverisë në raport me institucionin më të rëndësishëm të vendit. Ai paralajmëroi se situata mund të bëhet shqetësuese, pasi punëtorët mund të revoltohen dhe sektori i prodhimit mund të përballet me kolaps.

‘’ Qeveria Kurti ka neglizhuar dhe nuk ka përkrahur që 4 vite kërkesat e tyre të drejta dhe të nevojshme. Është dështim i këtij pushteti në raport me KEK-un, ku la pa mbështetje institucionin më të rëndësishëm të vendit. Problemi bëhet për shqetësim, sepse në çdo moment mund të revoltohen këta punëtorë, dhe sektori i prodhimit mund të dalë në kolaps e jashtë prodhimit’’, tha Lekaj.