SBASHK-u e paralajmëron Qeverinë e MASHT-in: Së shpejti do të përballeni me protesta e greva

Mos plotësimi i kërkesave nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Sindikata e Bashkuar e Arsimit do të detyrohet së shpejti të protestojë e të mbajë grevë. Këto veprime sindikale i ka paralajmëruar për “Front Online” kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Jasharaj thotë se ka dy vite që ministrja Nagavci po i injoron mësimdhënësit

Nëntor 8, 2024 - 10:00
 0  7
SBASHK-u e paralajmëron Qeverinë e MASHT-in: Së shpejti do të përballeni me protesta e greva
sbashk-u-e-paralajmeron-qeverine-e-masht-in:-se-shpejti-do-te-perballeni-me-protesta-e-greva

sbashk-u-e-paralajmeron-qeverine-e-masht-in:-se-shpejti-do-te-perballeni-me-protesta-e-greva

Mos plotësimi i kërkesave nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Sindikata e Bashkuar e Arsimit do të detyrohet së shpejti të protestojë e të mbajë grevë.

Këto veprime sindikale i ka paralajmëruar për “Front Online” kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj thotë se ka dy vite që ministrja Nagavci po i injoron mësimdhënësit në kërkesat e tyre.

“S’kemi asnjë sinjal për kërkesat tona nga ministrja Nagavci që dy vite vetëm na injoron”, thotë Jasharaj.

Ai ka bërë të ditur se çfarë do të veprojnë për ta kundërshtuar qasjen e Qeverisë dhe MASHT-it.

“Jemi duke biseduar me anëtarësinë, çka nëse vazhdohet me qasjen e gabuar të Qeverisë e Nagavcit. Komisioni do të vendos dhe nëse vazhdohet kështu do të ketë veprime sindikale, do të kemi fillimisht protestë e nëse nuk ka rezultat pozitiv, do të vazhdojmë me greva”, deklaroi Jasharaj.

Me rritjen e pagës nga janari për 55 euro nuk janë ndarë të kënaqur mësimdhënësit, thotë kreu i SBASHK-ut.

Sipas Jasharajt, rritja e pagave është dashur të rritët nga muaji nëntor, jo nga janari dhe me një shumë tjetër.

“Deklarimi për rritjen e pagave e ka shtuar edhe më shumë pakënaqësinë tek anëtarësia. I tërë sektori publik është tepër i pakënaqur. Është dashur tani ti rrisin pagat e jo nga janari dhe jo aq pakë”, shprehet Jasharaj.

Tutje, kreu i SBASHK-ut vlerëson se premtimi i rritjes së pagës nga Qeveria nuk është i bazuar në ligj.

“Ngritja ironike 55 euro në janar është e pamundur se Murati ka të drejtë me ligj të lëviz me vlerën e koeficientit por me vetë koeficient as ai as Kurti s’kanë të drejtë”, përfundoi Jasharaj për “Front Online”.

Tash e sa kohë kërkesat e parealizuara nga Qeveria për SBASHK-un janë Ligji i Pagave e vlera e koeficientit dhe pakënaqësia me ndryshimin e skemës pensionale.

Greva e fundit e mësimdhënësve është mbajt në fillim të vitit shkollor 2022-2023 ku zgjati 1 muaj./FrontOnline