Deputeti i VV-së: Rritëm numrin e inspektorëve, kjo tregon se jemi të interesuar për të përmirësuar kushtet e punëtorëve

Deputeti i VV-së, Fitim Haziri, për FrontOnline, thotë se synim i tyre gjithmonë ka qenë fuqizimi i Inspektoratit të Punës. ‘’Si Lëvizje Vetëvendosje, premtimi ynë ka qenë gjithmonë rritja dhe fuqizimi i Inspektoratit të Punës, për të përmirësuar mbikëqyrjen dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve’’ thotë ai. Haziri thotë se kur VV ka ardhur në

tetor 29, 2024 - 09:00
 0  6
Deputeti i VV-së: Rritëm numrin e inspektorëve, kjo tregon se jemi të interesuar për të përmirësuar kushtet e punëtorëve
deputeti-i-vv-se:-rritem-numrin-e-inspektoreve,-kjo-tregon-se-jemi-te-interesuar-per-te-permiresuar-kushtet-e-punetoreve

deputeti-i-vv-se:-rritem-numrin-e-inspektoreve,-kjo-tregon-se-jemi-te-interesuar-per-te-permiresuar-kushtet-e-punetoreve


Deputeti i VV-së, Fitim Haziri, për FrontOnline, thotë se synim i tyre gjithmonë ka qenë fuqizimi i Inspektoratit të Punës.

‘’Si Lëvizje Vetëvendosje, premtimi ynë ka qenë gjithmonë rritja dhe fuqizimi i Inspektoratit të Punës, për të përmirësuar mbikëqyrjen dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve’’ thotë ai.

Haziri thotë se kur VV ka ardhur në pushtet, ishin 22 inspektorë, derisa tani janë rreth 60.

‘’Kur ne kemi premtuar pesëfishimin e numrit të inspektorëve, qëllimi ynë ishte të rrisim kapacitetet nga një trupë prej 22 inspektorësh sa ishin, në mënyrë që të përmirësojmë standardet e punës në të gjithë vendin. Tashmë kemi bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Numri i inspektorëve të punës është rritur në 60, dhe aktualisht kemi hapur konkursin për të shtuar edhe 60 inspektorë të tjerë’’ thotë ai për FrontOnline.

Deputeti Haziri, deklaron se sipas tij kjo tregon përkushtimin tonë për t’i dhënë përparësi kësaj çështje.

‘’Kjo tregon përkushtimin tonë për t’i dhënë përparësi kësaj fushe kaq të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Jemi të vendosur t’i arrijmë qëllimet tona dhe do të vazhdojmë të punojmë për t’i përmirësuar standardet dhe të drejtat e punëtorëve’’ tha deputeti i VV-së.