Lajçak: Nuk bëmë hapa përpara sa i përket normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak thotë se në takimin e kaluar në nivel të kryenegociatorëve nuk pati hapa përpara sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Lajçak përmes një shkrimi në Facebook për takimin e 24 tetorit është shprehur optimist për rrugën përpara pas dakoordimit për disa tema

tetor 29, 2024 - 09:00
 0  7
Lajçak: Nuk bëmë hapa përpara sa i përket normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
lajcak:-nuk-beme-hapa-perpara-sa-i-perket-normalizimit-te-marredhenieve-kosove-serbi

lajcak:-nuk-beme-hapa-perpara-sa-i-perket-normalizimit-te-marredhenieve-kosove-serbi

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak thotë se në takimin e kaluar në nivel të kryenegociatorëve nuk pati hapa përpara sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajçak përmes një shkrimi në Facebook për takimin e 24 tetorit është shprehur optimist për rrugën përpara pas dakoordimit për disa tema të tjera.

“Javën e kaluar, unë prita një raund tjetër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në nivel të Kryenegociatorëve, me fokus në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit. Megjithëse nuk bëmë hapa përpara për këtë, unë jam optimist për disa përparime të arritura në disa çështje të tjera kyçe, të cilat do t’i ndjekim në javët e ardhshme”, shkroi Lajçak të martën. /FrontOnline