Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë reagon ashpër për bllokimin e mjeteve të Kosovës për Luginën

Deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ashpër ndaj bllokimit të mjeteve që ishin destinuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke e quajtur një tjetër diskriminim sistematik e të organizuar. “Diskriminimi ndaj shqiptarëve është sistematik dhe i organizuar. Deklarata e sotme e Zëvendëskryeministrit të Parë, Besnik Bislimi, lidhur me bllokimin e

Nëntor 13, 2025 - 16:30
 0
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë reagon ashpër për bllokimin e mjeteve të Kosovës për Luginën
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë reagon ashpër për bllokimin e mjeteve të Kosovës për Luginën

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë reagon ashpër për bllokimin e mjeteve të Kosovës për Luginën

Deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ashpër ndaj bllokimit të mjeteve që ishin destinuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke e quajtur një tjetër diskriminim sistematik e të organizuar.

“Diskriminimi ndaj shqiptarëve është sistematik dhe i organizuar. Deklarata e sotme e Zëvendëskryeministrit të Parë, Besnik Bislimi, lidhur me bllokimin e mjeteve të destinuara për shqiptarët e Luginës së Preshevës, vetëm sa e konfirmon publikisht atë që ne prej vitesh e kemi denoncuar në Kuvendin e Serbisë: se diskriminimi ndaj shqiptarëve nuk është i rastësishëm dhe as procedural, por sistematik dhe i organizuar. Fakti që 3,650 nxënës shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë tashmë janë duke përdorur 35,448 tekste shkollore të financuara nga Qeveria e Kosovës, ndërsa pagesa përkatëse është refuzuar tri herë me një kod pa arsye të specifikuar, tregon më së miri shkallën e arbitraritetit administrativ me të cilin shqiptarët trajtohen në këtë shtet. Ky nuk është gabim bankar, por një metodë e qëllimshme për të bllokuar mbështetjen për komunitetin tonë. E njëjta logjikë e pengesave e pamë edhe me anulimin e vendimit për subvencionet bujqësore, edhe me vonesat e vazhdueshme për funksionimin e institucioneve tona përfaqësuese”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë betejën politike dhe institucionale që cdo fëmijë e cdo familje e Luginës të trajtohet me dinjitet.

“Prandaj, njoftimi i sotëm i Zëvendëskryeministrit Bislimi ka rëndësi të madhe politike: ai e zhvendos debatin nga plani teknik në planin ndërkombëtar dhe e vë këtë çështje në radar të Bashkimit Evropian dhe të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, z. Peter Sørensen. Institucionet serbe duhet ta kuptojnë se nuk mund të promovojnë “dialog” në Bruksel ndërkohë që përdorin administratën për të sabotuar të drejtat elementare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ne do ta vazhdojmë betejën tonë politike dhe institucionale që çdo fëmijë, çdo familje dhe çdo qytetar i Luginës të trajtohet me dinjitet dhe barazi, sipas standardeve që Serbia pretendon se i respekton”, ka shkruar ai.

Ndërkohë që zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi ka thënë se e ka njfotuar Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serb, Peter Sorensen në lidhje me këtë.

“Sot kam njoftuar z. Peter Sørensen, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, lidhur me një çështje serioze që tashmë ka marrë karakter të pengesës sistemike ndaj të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.3,650 fëmijë shqiptarë në Luginë janë duke përdorur 35,448 tekste shkollore të financuara nga Qeveria e Kosovës, pas kërkesës zyrtare të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Qeveria jonë ka zbatuar plotësisht dhe në kohë të gjitha detyrimet e saj ligjore dhe institucionale. Megjithatë, pagesa përkatëse prej 304,511.16 euro, e destinuar për furnizimin me tekste shkollore, përkrahjen e aktiviteteve ndërkombëtare të avokimit dhe funksionimin institucional të KKSH-së, është bllokuar tre herë radhazi nga banka pranuese në Serbi. Në të tre rastet, transferi është refuzuar. Mjetet po refuzohen pa dhënë asnjë arsye ligjore, teknike apo rregullatore. Pra ky nuk është gabim teknik. Kjo paraqet një model të qëllimshëm administrativ që synon të pengojë mbështetjen e ligjshme dhe transparente për komunitetin shqiptar në Luginë. E njëjta qasje është vërejtur edhe në anulimin e vendimit të KKSH-së për programin e subvencioneve bujqësore për fermerët shqiptarë, pavarësisht se të gjitha procedurat ligjore dhe verifikimet ishin përfunduar plotësisht. Këto veprime nuk janë raste të izoluara, por tregues të një qasjeje të strukturuar të pengimit administrativ”, shkruan Bislimi.

Më tej ai ka njoftuar se “Institucionet e Kosovës i kanë vënë në dispozicion Bashkimit Evropian të gjitha provat dokumentare: komunikimet SËIFT, kthimet e bankave dhe dokumentacionin e vendimeve qeveritare. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj procesit të dialogut, por nuk mund të qëndrojë indiferente kur mekanizmat administrativë përdoren për të cenuar të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.