Deputetja Kusari Lila: Albulena Haxhiu ka tri herë më shumë vota se Ramush Haradinaj dhe se Memli Krasniqi

Deputetja Mimoza Kusari -Lila, pas ndërprerjes së seancës, kësaj radhe ka qenë e vetme për deklarim para mediave (pa Albulena Haxhiun që jemi mësuar ta shohim). Kusari-Lila, e ka lavduar deputeten Haxhiu për punën dhe aktivitetin e saj, duke shtuar gjithashtu se është i papranueshëm, gjykimi dhe vlerësimi nga ish-opozita që të ndërrohet kandidatja e

Prill 23, 2025 - 13:00
 0  5
Deputetja Kusari Lila: Albulena Haxhiu ka tri herë më shumë vota se Ramush Haradinaj dhe se Memli Krasniqi
deputetja-kusari-lila:-albulena-haxhiu-ka-tri-here-me-shume-vota-se-ramush-haradinaj-dhe-se-memli-krasniqi

deputetja-kusari-lila:-albulena-haxhiu-ka-tri-here-me-shume-vota-se-ramush-haradinaj-dhe-se-memli-krasniqi

Deputetja Mimoza Kusari -Lila, pas ndërprerjes së seancës, kësaj radhe ka qenë e vetme për deklarim para mediave (pa Albulena Haxhiun që jemi mësuar ta shohim).

Kusari-Lila, e ka lavduar deputeten Haxhiu për punën dhe aktivitetin e saj, duke shtuar gjithashtu se është i papranueshëm, gjykimi dhe vlerësimi nga ish-opozita që të ndërrohet kandidatja e GP të VV’së.

Ndër të tjera ajo tha:

“Lehtësia me të cilën po gjykohet dhe po vlerësohet mundësia e ndërrimit të kandidates të GP tonë është i papranueshëm.
Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit me 125 mijë vota, apo thënë ndryshe tri herë më shumë vota se Haradinaj apo dy herë më shumë se i tërë grupi i AAK’së. Do të thotë pesha politike i Haxhiut për tëqenë kryetare e Kuvendit, është i pakontestueshëm. Gjithashtu nëse krahasohet edhe me vetë liderin e opozitës, Memli Krasniqi, – znj. Haxhiu është 30 mijë vota më para.

Mos ta marrim aq lehtësisht,mundësinë e ndryshimit të një propozimi e gjithashtu edhe punën e aktivitetin e saj politik.

Haxhiu ka qenë mbi 11 vite, deputete e opozitës në Kuvendin e Kosovës.

Roli i saj nuk ka qenë unifikues me thirrje, por ka qenë opozitare. Dhe besoj se si opozitare ka tregu përkushtimin, betejën e vazhdueshme për të gjitha kauzat për të cilat ajo dhe VV i ka përfaqësu”, tha Kusari-Lila.