Lidhja e Bizneseve të Kosovës: Shtrentjimi i rrymës do të rrisë çmimet, do të shkaktojë humbje të vendeve të punës
Lidhja e Bizneseve të Kosovës kanë kritikuar vendimin e ZRRE-së për rritjen e çmimit të rrymës prej 15 %. Në komunikatë e kanë cilësuar si një vendim të papërgjegjshëm që do të ketë pasoja të rënda për ekonominë dhe qytetarë “Vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për të liberalizuar tregun e energjisë, i
Lidhja e Bizneseve të Kosovës kanë kritikuar vendimin e ZRRE-së për rritjen e çmimit të rrymës prej 15 %. Në komunikatë e kanë cilësuar si një vendim të papërgjegjshëm që do të ketë pasoja të rënda për ekonominë dhe qytetarë
“Vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për të liberalizuar tregun e energjisë, i kombinuar me rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 15%, do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të rrezikshëm në të gjithë zinxhirin ekonomik të Kosovës”, thuhet në reagimin e Lidhjes së Bizneseve.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës kanë thënë se ky hap i ndërmarrë pa konsultim me komunitetin e biznesit dhe aktorët ekonomikë, do të ndikojë negativisht në sektorët kyç të ekonomisë, prodhimin, eksportin, punësimin dhe fuqinë blerëse të qytetarëve.
“ Rritja e çmimit të energjisë me 15% – efekti zinxhir në ekonomi Rritja e çmimit të energjisë me 15% nuk është thjesht një rritje e faturave për bizneset dhe familjet – ajo do të ketë një efekt domino në të gjithë ekonominë”, thuhet në komunikatë.
“Kosto më e lartë për prodhimin dhe industrinë – Bizneset prodhuese që varen nga energjia elektrike do të përballen me rritje të menjëhershme të kostove të operimit, duke i bërë produktet e tyre më të shtrenjta. 2. Rritje e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve – Duke qenë se bizneset nuk mund të përballojnë të gjitha kostot shtesë vetë, ato do t’i transferojnë këto kosto te konsumatori përmes rritjes së çmimeve të mallrave dhe shërbimeve. 3. Rritje e çmimit të produkteve bazë – Produktet bazë si buka, mielli, vaji, sheqeri, qumështi, si dhe shërbimet e transportit dhe të tjera, do të shtrenjtohen. Kjo do të godasë drejtpërdrejt konsumatorët, veçanërisht shtresat me të ardhura të ulëta. 4. Ulja e fuqisë blerëse dhe standardit të jetesës – Me rritjen e kostove të jetesës, qytetarët do të përballen me më pak të ardhura të disponueshme, duke reduktuar konsumin dhe duke ndikuar negativisht në ekonominë e brendshme. 5. Humbje të vendeve të punës”, thuhet tutje në komunikatë ku numërohen efektet negative të rritjes së çmimit të rrymës.