Pesë granata janë gjetur afër Gjykatës në Gostivar dhe një në rajonin e Manastirit

Pesë predha artilerie me origjinë të panjohur janë zbuluar gjatë punimeve ndërtimore në afërsi të Gjykatës Themelore të Gostivarit, transmeton Portalb.mk. Dëshmitarët okularë konfirmuan për MIA-në se mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 gjatë gërmimit të kanalit kullues në rrugën “Zhivko Brajkovski” përballë objektit të gjykatës, një makinë për gërmimin e tokës në një thellësi […]

Nëntor 25, 2024 - 13:00
 0  6
Pesë granata janë gjetur afër Gjykatës në Gostivar dhe një në rajonin e Manastirit
Ekskavator. Foto: Valentynsemenov në Canva

Pesë predha artilerie me origjinë të panjohur janë zbuluar gjatë punimeve ndërtimore në afërsi të Gjykatës Themelore të Gostivarit, transmeton Portalb.mk.

Dëshmitarët okularë konfirmuan për MIA-në se mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 gjatë gërmimit të kanalit kullues në rrugën “Zhivko Brajkovski” përballë objektit të gjykatës, një makinë për gërmimin e tokës në një thellësi prej gjysmë metri ka nxjerrë trupa metalikë, të cilët supozohet se janë granata. Aktualisht efektivët e policisë po sigurojnë vendin dhe pritet të bëhetekspertizë.

Jozyrtarisht, bëhet fjalë për predha artilerie që me shumë gjasa datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Poashtu dje në policinë e Manastirit është raportuar se në orën 9 në  një vend në fshatin Dragozhani të Manastirit, nga ana e një pirotekniku nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është nxjerrë një predhë artilerie prej 105 milimetrash.

Granata është e Luftës së Parë Botërore, bën të ditur MPB në buletinin ditor të policisë.

Kjo nuk është hera e parë që në rajonin e Manastirit gjenden granata nga Lufta e Parë Botërore. Në mars dhe prill të këtij viti, qytetarët duke gërmuar në arat e tyre, kishin gjetur granata, të cilat ishin hequr në mënyrë të sigurt nga autoritetet kompetente.