Dëshmitari Goce Trajkovski, i cili zhvilloi hetimin me babain e Vanjës, nuk erdhi në seancë pasi ka pasur sulm paniku dhe tension të lartë

Goce Trajkovski, i cili së bashku me Aleksandar Gjorçevskin mblodhën dhe shikonin pamjet e zhdukjes së Vanja Gjorçevskës, sot nuk është paraqitur në Gjykatën Themelore Penale Shkup, ku është dashur të dëshmojë në vazhdimin e gjykimit për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjor[evska dhe 74-vjeçarit Pance Zhezhovski, transmeton Portalb.mk. Duke lexuar emrat e pesë dëshmitarëve për […]

Nëntor 15, 2024 - 12:00
 0  4
Dëshmitari Goce Trajkovski, i cili zhvilloi hetimin me babain e Vanjës, nuk erdhi në seancë pasi ka pasur sulm paniku dhe tension të lartë
Ljupço Palevski Palço. Foto printscreen nga video e Skopje1.mk

Goce Trajkovski, i cili së bashku me Aleksandar Gjorçevskin mblodhën dhe shikonin pamjet e zhdukjes së Vanja Gjorçevskës, sot nuk është paraqitur në Gjykatën Themelore Penale Shkup, ku është dashur të dëshmojë në vazhdimin e gjykimit për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjor[evska dhe 74-vjeçarit Pance Zhezhovski, transmeton Portalb.mk.

Duke lexuar emrat e pesë dëshmitarëve për seancën e sotme, gjyqtari Ivica Stefanovski tha se nga prokurorja Zhaklina Krstevska-Josifovska është informuar se nuk mund ta sigurojë dëshmitarin.

Po ashtu, nëna e dëshmitarit, Kiraca Trajkovska, në një bisedë me gjyqtarin tha se nuk ka mundur të marrë pjesë në seancën e sotme për arsye shëndetësore. Ajo ka sqaruar se Goce Trajkovski ka pasur sulm paniku dhe tension të lartë.

Ndryshe, në seancën e kaluar, kushërira e parë e nënës së Vanjës, në dëshminë e saj tha se babai i Vanjës, Aleksandri, i pari i ka sjellë vetë incizimet dhe i ka parë dhe më pas është përfshirë Goce Trajkovski, i cili ishte i pari që dyshoi në veturën “Citroen” që e vërejti në incizime dhe tha se ndoshta mund të kishin ndonjë far gjurme.

Aleksandar Gjorçevski po trajtohej për varësi, zbuluan prindërit e tij

Gjyqi i sotëm ka vijuar me dëshminë e babait të Aleksandrit, Zoran Gjorçevskit. Ai për djalin e tij tha se në rininë e tij ishte trajtuar nga varësia, pa specifikuar se çfarë, por se ishte shëruar. Ai po ashtu tha se me familjen Trajkovski ishin në një lidhje të vjetër kumbare dhe se e dinte se Goce ishte përfshirë në kërkimin e Vanjës.

Më 27 nëntor, kur Vanja u zhduk, ai e mori vesh nga gruaja e tij, me të cilën ishte divorcuar prej 40 vitesh, por kishte qenë në kontakt.
Zorani kontaktoi vetëm me partnerët e tij të biznesit në Greqi. Ai tha se Aleksandri ka punuar në “Fersped” dhe “Kometal”, e më pas sërish në “Fersped”. Gjatë periudhës kur Vanja u zhduk, djali i tij nuk punonte askund dhe jetonte me nënën e tij.

Në seancën e sotme dëshmoi edhe nëna e Aleksandrit, Ivanka Trajkovska, e cila po ashtu tha se Aleksandri në rininë e tij ka pasur probleme me varësinë. E pyetur nga prokurori se për çfarë lloj varësish bëhet fjalë, ajo tha:

“Epo, nga droga. Por gjithçka përfundoi me sukses”.

Trajkovska ka treguar se ka qenë në banesë në mëngjes kur nëna e Vanjës e ka telefonuar Aleksandrin dhe i ka thënë se Vanja është zhdukur. Ajo tha se Aleksandri e vendosi telefonin në altoparlant në atë moment.

“U vesh shpejt dhe doli. Pastaj thirri dhe tha se ishin në stacionin policor dhe ka bërë denoncum”, tha ajo.

Me kalimin e kohës, Ivanka Gjorçevska tha se filluan të mendojnë se Vanja mund të ishte rrëmbyer për prostitucion ose trafik organesh.

Seanca e sotme vazhdoi me dëshminë e Oli Neshkoviqit, motrës së Aleksandar Gjorçevskit.

Në seancën e parë të mbajtur për rastin e rrëmbimit dhe vrasjes së Vanjës dhe Pançes, të akuzuarit Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, deklaruan se nuk ndihen fajtorë.

Sipas aktakuzës, ata planifikuan së bashku të rrëmbenin vajzën 14-vjeçare për të detyruar një anëtar të familjes së saj të ngushtë që të siguronte para për shpërblim. Ndërsa, rrëmbimi i viktimës Pançe Zhezovski në Veles ka qenë me qëllim që ta detyrojë t’ua japë automjetin e tij “Citroen” për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Vanja, e mitura dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

Lidhur me këtë rast dyshohet se ka ndihmuar pas kryerjes së veprës edhe një person tjetër, ndaj të cilit do të zhvillohet ndaras procedurë.

Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.