Dështimi i politikave shqiptare që nga 1991, pasojë e teatrit të sotëm të përplasjeve absurde

Shkruan: Fejzi Hajdari Me paraqitjen e sistemit shumëpartiak (demokracisë) edhe në këto hapësirëa të ish-Jugosllavisë, Maqedoninë Veriore, u shtua shpresa tek shqiptarët se më në fund do të zgjidhen problemet e mëdha sidomos ato me karakter kombëtarë të shqiptarëve. Partitë e fillimviteve të nëntëdhejta (‘1990) në fillmet e tyre, i kishim mbushur Programet partiake përplotë […]

tetor 10, 2024 - 18:00
 0  5
Dështimi i politikave shqiptare që nga 1991, pasojë e teatrit të sotëm të përplasjeve absurde

Shkruan: Fejzi Hajdari

Me paraqitjen e sistemit shumëpartiak (demokracisë) edhe në këto hapësirëa të ish-Jugosllavisë, Maqedoninë Veriore, u shtua shpresa tek shqiptarët se më në fund do të zgjidhen problemet e mëdha sidomos ato me karakter kombëtarë të shqiptarëve.

Partitë e fillimviteve të nëntëdhejta (‘1990) në fillmet e tyre, i kishim mbushur Programet partiake përplotë me kërkesat kombëtare, të cilat, sipas zotimeve, “do t’i realizonin” sapo të vinin në pushtet.

Pa hyrë shumë në hollësi e detaje, fokusin dua ta përqëndrojë tek “mosrealizimi” i kërkesave të këtilla, për shkak të dështimit spektakolar të politikave të partive politike, ciladoqoftë ajo.

Këto janë kërkesat kombëtare të shqiptarëve që datojnë (defiliuan) që nga fillimvitet e nëntëdhjeta (‘1990), të cilat partitë i inkorporuan në Programet e tyre partiake:

1. Realizimi i zyrtarizimit të polotë të gjuhës shqipe
2. Përdorim i barabartë i flamurit kombëtarë
3. Universiteti në gjuhën shqipe
4. Ndarja proporcionale e buxhetit shtetëror, rrjedhimisht edhe pushtetit
5. Përfaqësimi proporcional i shqiptarëve në Armatë dhe Polici etj.

(Ndoshta këto kërkesa sot, nga kjo distance kohore, duken edhe “démodé” ose anakrone…)

Me këto kërkesat partite vetëm i stolisën Programet partiake dhe fushatat elektorale, sa për t’i joshur (mashtruar) shqiptarët që tua jipnin votën.

Dmth gatise të gjitha KËRKESAT KOMBËTARE të shqiptarëve që datojnë nga viti 1991, edhe sot qëndrojnë të pazgjidhura – pezull “në hava!”.
Rrjedhimisht edhe përplasjet e sotme për “balansuesin
”, “gjuhën”, “përfaqësimin”, “diskriminimin – trajtimin joadekuatë të shqiptarëve” etj., janë pikërisht rezultat i dështimit të faktorit politik shqiptar, më shumë se 3 dekada.

KONKLUZIONI – KONSTATIMI:

Pra faktori politik shqiptar në përgjithësi, gjykuar sipas (mos)veprimeve po vazhdon avazin e mashtrimit.

Përplasjet paraqesin vetëm lojë fjalësh: “e bëmë ne, s’e bënë ata”, “janë bërë në kohën tuaj..”, “Ne kur ishim, ishte më mirë se tani…”!

Të gjitha këto përplasje nuk paraqesin ndonjë vizion ose propozim konkret për zgjidhjen eventuale të njërën, nga këto KËRKESAT e vitit 1991, por më shumë tingëllojnë ose duken, si tentativë për blerje kohe dhe hedhje mjegulle para syve të qytetarit shqiptarë.

Dmth bëhet fjalë për klishet e stereotype “De Javu”, të cilat qytetari shqiptar tani disa vite i ka parë gjithandej në skenën e këtushme politike

NEVOJA…

Si rezultat i dështimeve të këtilla spektakolare, rinia shqiptare po ikën masovikisht, bile më intenzivisht se në kohën e Rankoviqit (kur shqiptarët dëboheshin për në Turqi).

Struktura demografiko-etnike po ndryshon… Rinia vendimin për të ikur pothuajse se në mënyrë “unianime”, e bazon pikërisht të politika inferior-shterpe e shqiptarëve, sidomos gjatë dy dekadave të fundit. I potencojë këto dy dekada, sepse në fillim të viteve 2000-ta, kishte ndodhur luftë mes UÇK-së dhe forcave ushtarako-policore maqedonase, kurse pas përfundimit, shqiptarët shpresuan se do të ketë përmirësim rrënjësor e cilësor, sa i përket statusit të tyre politiko-juridiko-kushtetues.

Realiteti i sotëm pas vitit 2001, sidomos i përplasjeve të kota të sotme se kush ka bërë më shumë a më pak, flet pikërisht për faktin, se problemet e 1991 të pazgjidhura, edhe sot vazhdojnë të jenë karrem për krijimin e mjegullës përballë problemeve vitale kombëtare të pazgjidhura.

Situata sot, edhe pse e tillë ka qenë gjithmonë për shqiptarët që nga 1991, kërkon unifikim si asnjëherë më parë të faktorit politik shqiptarë. Pikë!

Vetëm të unifikuar mund të dilet nga kjo situate, ku maqedonasit politikë (faktori politik maqedonas) po vazhdojnë të tallen dhe t’i diskriminojnë shqiptarët. Përplasjet, nuk janë zgjidhje, por dëshmi se partitë po vazhdojnë të tallen me shqiptarët dhe po e zvarrisin zgjidhjen e kërkesave të lartëshënuara. Prandaj, vetëm unifikimi (bashkimi) i faktorit politik shqiptarë krijon kushte për HARTIMIN E PLATFORMËS POLITIKE SHQIPTARE PËRBALLË MAQEDONASVE POLITIKË.

Në këtë platformë do të evidentoheshin dhe caktoheshin kërkesat e shqiptarëve si dhe afati i tyre për realizim. Aty do të duhetj të caktohet edhe masat e implementimit por edhe bojkotimi eventual i institucioneve (apo formave dhe metodave tjera demokratike) në rastë të mosrealizimit të kërkesave që garantohet edhe me konventa ndërkombëtare.

Çdo gjë tjetër është vetëm lojë, përshkak se maqedonasit politikë (faktori politikë maqedonas) për të satën herë po dëshmon se nuk e ka “mësuar leksionin as pas luftës së 2001-shit”. Zgjidhja për Kërkesat në fjalë duhet t’iu imponohet atyre, sepse përndryshe edhe shqiptarët do të ngelin të diskriminuar sikurse turqët në Bullgari e Greqi apo hungarezët në Serbi, Rumuni, Sllovaki etj.

Integrimi në NATO dhe BE, shqiptarëve nuk ua zgjidhë kërkesat kombëtare, sidomos jo statusin juridiko-kushtetues.

Për në fund, vetëm edhe një gjë ilsutrative… Serbët sot në Kosovë (me 3-5%) statusin kushtetues e kanë shumë më shumë të avancuar (me shumë garanca) sesa shqiptarët me 30% në Maqedoninë e Veriut. Serbët e kanë gjuhën zyrtare në gjithë territorin e Kosovës, nënkryetarin e Qeverisë gjithmonë e kanë të garantuar, sikurse edhe 10 mandate deputetësh…