Kasami: Punojmë për ligj të ri, përfaqësimi i komuniteteve është kategori kushtetuese

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, sot është pyetur nga gazetarët në lidhje me shfuqizimin e “balancuesit”, duke thënë se VLEN tashmë ka përgatitur ligj për përfaqësim adekuat të komuniteteve në institucionet shtetërore. Kasami tha se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i komuniteteve është kategori kushtetuese dhe duhet të zgjidhet me ligj, përcjell Telegrafi Maqedoni. […]

tetor 10, 2024 - 18:00
 0  5
Kasami: Punojmë për ligj të ri, përfaqësimi i komuniteteve është kategori kushtetuese

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, sot është pyetur nga gazetarët në lidhje me shfuqizimin e “balancuesit”, duke thënë se VLEN tashmë ka përgatitur ligj për përfaqësim adekuat të komuniteteve në institucionet shtetërore.

Kasami tha se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i komuniteteve është kategori kushtetuese dhe duhet të zgjidhet me ligj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mekanizimi i vetëm është që ligjet që bëhen, ose edhe ndryshimet kushtetuese, të mos cenohen të drejtat e shqiptarëve, siç është me çështjen e flamurit. Ne punojmë që të kemi ligj të veçantë, sa i përket përfaqësimit të drejtë të komuniteteve në administratë, ligj që do të jetë konform Kushtetutës”.

“Gjykata Kushtetuese në këtë rast ka sjellë vendim që ka kontestuar kushtetutshmërinë e një mekanizmi për përfaqësim adekuat. Kjo çështje dhe ne punojmë që të zgjidhet me ligj, i cili sigurisht do të jetë në përputhje me Kushtetutën, pasi përfaqësimi adekuat i komuniteteve në RMV është kategori kushtetuese”, tha mes tjerash Kasami.