Diamant Hysenaj nga Gjakova ia mësyn garës për Kongresin në ShBA

Diamant Hysenaj do të kandidojë për primaret për Kongres në Distriktin e 14-të të Nju Jorkut, nga radhët e Partisë Republikane. Për këtë arritje e ka uruar edhe kreyetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Rama e ka uruar Hysenajn përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se rrugëtimi i tij, i cili filloi nga

dhjetor 6, 2025 - 18:30
 0
Diamant Hysenaj nga Gjakova ia mësyn garës për Kongresin në ShBA
Diamant Hysenaj nga Gjakova ia mësyn garës për Kongresin në ShBA

Diamant Hysenaj nga Gjakova ia mësyn garës për Kongresin në ShBA

Diamant Hysenaj do të kandidojë për primaret për Kongres në Distriktin e 14-të të Nju Jorkut, nga radhët e Partisë Republikane.

Për këtë arritje e ka uruar edhe kreyetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Rama e ka uruar Hysenajn përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se rrugëtimi i tij, i cili filloi nga Gjakova është një frymëzim për shumë të rinj dhe për gjithë komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Urime Diamant Hysenaj për kandidimin në primaret për Kongres në Distriktin 14 të Nju Jorkut nga radhët e Partisë Republikane. Si bashkëqytetar me rrënjë nga Kosova dhe si një histori e gjallë e ëndrrës amerikane, rrugëtimi yt nga Gjakova drejt një gare për Kongres është frymëzim për shumë të rinj dhe për gjithë komunitetin tonë shqiptar në SHBA”, ka shkruar Rama në reagimin e tij.