Diaspora rekord aplikimesh mbi 142 mijë për votime në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi ka pranuar më shumë se 142 mijë aplikime nga diaspora për të votuar për zgjedhjet e 7 qershorit. Në bazë të të dhënave të KQZ-së, mënyra më e përzgjedhur për të votuar nga shtetasit e Kosovës...

maj 19, 2026 - 09:30
Diaspora rekord aplikimesh mbi 142 mijë për votime në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi ka pranuar më shumë se 142 mijë aplikime nga diaspora për të votuar për zgjedhjet e 7 qershorit.

Në bazë të të dhënave të KQZ-së, mënyra më e përzgjedhur për të votuar nga shtetasit e Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit është votimi përmes postës.

Mbi 82 mijë votues kanë përzgjedhur mënyrën e votimit duke dërguar pakon me fletëvotim në adresë të kutisë postare të KQZ-së jashtë Kosovës. Rreth 3 mijë të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotim në adresë të kutisë postare të KQZ-së në Kosovë dhe 25 mijë për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike.

Votimi me postë do të fillojë më datë 25 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor, ndërkaq votimi fizik në përfaqësi diplomatike organizohet më datë 6 qershor, një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.