Diddy për ditëlindje nga burgu flet me fëmijët në telefon

Ndërkohë që reperi P. Diddy aktualisht është në paraburgim në Brooklyn të New Yorkut, nën akuzat për krime seksuale, ai mori një telefonatë nga fëmijët e tij, të cilët ia uruan ditëlindjen e 55-të. Në videon që djali i tij, Justin Dior Combs, ka ndarë të hënën në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, […]

Nëntor 5, 2024 - 18:00
 0  7
Diddy për ditëlindje nga burgu flet me fëmijët në telefon

Ndërkohë që reperi P. Diddy aktualisht është në paraburgim në Brooklyn të New Yorkut, nën akuzat për krime seksuale, ai mori një telefonatë nga fëmijët e tij, të cilët ia uruan ditëlindjen e 55-të.

Në videon që djali i tij, Justin Dior Combs, ka ndarë të hënën në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, mund të dëgjohet reperi duke i falënderuar për urimet e duke i falënderuar gjithashtu që po i qëndrojnë pranë, shkruan The Hollywwod Reporter.

“Ju dua të gjithëve shumë. Mezi pres të ju shoh. Vetëm dua të ju them se jam shumë krenar me ju, sidomos me vajzat. Dua të them krenohem me të gjithë, por vajzat sepse kanë qenë të forta. Faleminderit të gjithëve që jini të fortë dhe faleminderit që më rrini pranë e më mbështesni. Ju dua të gjithëve. E kam familjen më të mirë në botë. Ditëlindja ime. Jam i lumtur. Faleminderit që ma bëtë këtë telefonatë. Ju dua të gjithëve”, ju ka thënë Diddy në telefon fëmijëve, Quincy Brown, Justin, Christina (King), Chance, Jessie, D’Lila dhe Love.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Dior Combs (@princejdc)

 

Pasi që edhe fëmijët i thanë babait të tyre se e duan, ata gjithashtu i kanë thënë se mezi po presin ta shohin pas disa ditësh.

Justin Combs është djali i parë i reperit, të cilin e ka me disenjatoren e modës Misa Hylton. Nëna e Chancet është biznesmenja Sarah Chapman.

Djalin Brown Christian (King) Combs dhe binjaket D’Lila e Jessie Combs, Diddy i ka me partneren e tij te ndjerë Kim Porter, kurse vajzën Love e ka me modelen Dana Tran.

Muajin e kaluar në një deklaratë që e ndanë në rrejte sociale, fëmijët e yllit kanë shprehur mbështetjen për babanë e tyre pasi u arrestua nën akuzat për krime seksuale.

“Jemi shumë të mërzitur që bota ka bërë një spektakël me atë që ka qenë gjëja më tragjike e jetës tonë, vdekja e nënës tonë. Nëna jonë duhet të kujtohet si person i bukur, i fortë e i dashur që ishte”, patën thënë ndër të tjera fëmijët, pasi kishte shumë raportime e pretendime se e dashur e ndjerë e Diddyt, Kim Porter kishte bërë një libër kujtimesh ku tregonte detaje të jetës së saj me reperin.

“Ikona globale” ndodhet në paraburgim në Brooklyn të New Yorkut, pas një sërë padish për krime seksuale, të cilat po vazhdojnë të grumbullohen që nga padia e parë, të cilën e ngriti ish e dashura e tij për 10 vjet, këngëtarja Cassie, në fund të vitit të kaluar.

Diddyt, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, mbrojtja në liri i është mohuar tri herë, përfshirë dorëzaninë prej 50 milionë dollarësh.