Digjet zyra e Fitor Jakupit, këshilltarit komunal në Kumanovë
Këshilltari komunal në komunën e Kumanovës, Fitor Jakupi përmes një shkrimi ka njoftuar se i është djegur zyra e tij private në Kumanovë, përcjell TV21. Sipas tij, incidenti ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit. “Ju informoj se sot në orët e hershme diku afërsisht orës 3:05 të mëngjesit nga dora e zezë (të personave […]
Këshilltari komunal në komunën e Kumanovës, Fitor Jakupi përmes një shkrimi ka njoftuar se i është djegur zyra e tij private në Kumanovë, përcjell TV21. Sipas tij, incidenti ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit.
“Ju informoj se sot në orët e hershme diku afërsisht orës 3:05 të mëngjesit nga dora e zezë (të personave të panjohur) i’u është vënë flaka zyrës time private në Kumanovë”, ka shkruar Fitor Jakupi.