Dimitrovski: Integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është garancia më e fortë për sigurinë e Evropës
Shkup, 16 shtator – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, me ftesë të Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Shqipërisë, po merr pjesë në edicionin e… The post Dimitrovski: Integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është garancia më e fortë për sigurinë e Evropës first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

Shkup, 16 shtator – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, me ftesë të Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Shqipërisë, po merr pjesë në edicionin e 11-të të Forumit Tirana Connectivity Forum, i cili mbahet sot dhe nesër në Tiranë.
Siç bëri të ditur MPJTJ, forumi përfshin disa panel diskutime, përfshirë panelin “South East Europe 6 as a Security Provider”, në të cilin Dimitrovski mbajti një fjalim si folës së bashku me Pirro Vengun, ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Atanas Zaprajanov, ministër të Mbrojtjes së Bullgarisë, si dhe me ambasadorin Ivica Bocevski dhe të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor të Hungarisë, Zholt Bunfort.
Në fjalimin e tij, Dimitrovski theksoi se në kushtet aktuale gjeopolitike, Maqedonia e Veriut, si dhe vendet e rajonit, janë partnerë aktivë dhe të përgjegjshëm që kontribuojnë në formësimin e së ardhmes së sigurisë evropiane.
“Situata momentale e sigurisë dhe gjeopolitike duhet urgjentisht dhe pa vonesë të sjellë një moment të ri, më dinamik në procesin e integrimit evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të theksohet se zgjerimi i BE-së është garancioni më i fortë për sigurinë e Evropës. Për #SSE6, integrimi duhet të sjellë një perspektivë të qartë për anëtarësim – pa këtë, infrastruktura, korridoret dhe projektet humbasin kuptimin e tyre. Zgjerimi nuk është një zgjedhje, por një domosdoshmëri strategjike”, theksoi Dimitrovski.
Lidhur me lidhshmërinë rajonale, zëvendësministri theksoi pozicionin kyç të vendit.
Ai i përshëndeti iniciativat e BE-së, siç janë Dokumenti i Bardhë i përbashkët mbi atishmërinë evropiane për mbrojtjen 2030 dhe instrumenti i propozuar SAFE. Në këtë kontekst, nënvizoi se përfshirja e vendeve kandidate në përpjekjet e përbashkëta për të siguruar dhe ndërtuar aftësi mbrojtëse jo vetëm që do të përmirëson qëndrueshmërinë tonë, por gjithashtu do të sigurojë që konfigurimi i ardhshëm i mbrojtjes së Evropës të jetë përfaqësues i të gjithë fushëveprimit të hapësirës së saj gjeopolitike.
Në margjinat e takimit, Dimitrovski mori pjesë edhe në sesionin “Komunikimi për Zgjerimin 2030” së bashku me homologët e tij nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Ballkani Perëndimor.
Në këtë Forum marrin pjesë përfaqësues të lartë politikë, politikëbërës, ekspertë dhe figura të medias për të diskutuar zgjerimin e BE-së dhe implikimet e tij për rajonin dhe për Unionin.
The post Dimitrovski: Integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është garancia më e fortë për sigurinë e Evropës first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.
