Djali i gazetares së ndjerë nga Ukraina pritet nga Kurti, “do të kthehet te familja në zona larg vijave frontit”

Kryeministri Albin Kurti, sot ka pritur në takim lamtumirës djalin e gazetares së ndjerë, Olga Priadko, e cila u nda nga jeta me 22 janar të këtij viti. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga ana e Zyrës së Kryeministrit, ku është shtuar se ‘‘pas më shumë një vit e gjysmë

Mars 12, 2025 - 18:00
 0  7
Djali i gazetares së ndjerë nga Ukraina pritet nga Kurti, “do të kthehet te familja në zona larg vijave frontit”
djali-i-gazetares-se-ndjere-nga-ukraina-pritet-nga-kurti,-“do-te-kthehet-te-familja-ne-zona-larg-vijave-frontit”

djali-i-gazetares-se-ndjere-nga-ukraina-pritet-nga-kurti,-“do-te-kthehet-te-familja-ne-zona-larg-vijave-frontit”

Kryeministri Albin Kurti, sot ka pritur në takim lamtumirës djalin e gazetares së ndjerë, Olga Priadko, e cila u nda nga jeta me 22 janar të këtij viti.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga ana e Zyrës së Kryeministrit, ku është shtuar se ‘‘pas më shumë një vit e gjysmë strehimi në Kosovë, Yaroslavi, nën përcjelljen e familjarëve të tij dhe me kërkesën e babait të tij, do të kthehet në familjen e tij në Ukrainë, në një zonë larg vijave të frontit’’.

‘‘Në shenjë mirënjohje dhe falënderimi, ai i dhuroi kryeministrit Kurti ëmbëlsira të prodhuara në Ukrainë. Yaroslavi shprehu dëshirën që të kthehet në Kosovë për pushime verore e t’i vizitojë shokët dhe shoqet e klasës në Shkollën Amerikane të Kosovës, ku ishte nxënës. Kryeministri i uroi shëndet dhe lumturi dhe tha se do të jetë gjithmonë i mirëseardhur në Kosovë.

E ndjera Olga Priadko dhe djali i saj Yaroslav erdhën në Kosovë në muajin maj të vitit 2023 në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë” (JiR), të mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës e që zbatohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës’’, thuhet në komunikatë.