Azemi: Një seancë që do të duhej të ishte solemne, u shndërrua në një pazar të ulët politik

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës , Visar Azemi, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar seancën e sotme si një “pazar të ulët politik” dhe një dëshmi të kapjes së shtetit. “Kjo nuk është demokraci. Kjo është kapje e shtetit,” deklaroi

Prill 15, 2025 - 22:00
 0  4
Azemi: Një seancë që do të duhej të ishte solemne, u shndërrua në një pazar të ulët politik
azemi:-nje-seance-qe-do-te-duhej-te-ishte-solemne,-u-shnderrua-ne-nje-pazar-te-ulet-politik

azemi:-nje-seance-qe-do-te-duhej-te-ishte-solemne,-u-shnderrua-ne-nje-pazar-te-ulet-politik

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës , Visar Azemi, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar seancën e sotme si një “pazar të ulët politik” dhe një dëshmi të kapjes së shtetit.

“Kjo nuk është demokraci. Kjo është kapje e shtetit,” deklaroi Azemi, duke akuzuar Vetëvendosjen për manipulim të procesit parlamentar dhe përpjekje për të siguruar shumicën përmes metodave të pandershme.

Reagim i plotë:

Kjo nuk është demokraci. Kjo është kapje e shtetit.

Një seancë që do të duhej të ishte solemne, u shndërrua në një pazar të ulët politik. Madje u dëshmua që presin edhe votat e Listës Serbe.

Kuvendi nuk është pronë private e një partie politike, e as një arenë për pazar me mandate.

Partia që për 4 vjet nuk bëri asgjë, tentoi të bënte numrat me biseda telefonike.

U pa hapur si deputetë e ministra në detyrë, pa integritet fare, tentuan të blejnë vota në fillim të seancës.

Populli e ka kuptuar lojën tuaj dhe nuk do t’jua falë kurrë këtë tradhti ndaj demokracisë!