Djali i Jakup Krasniqit shkon në Hagë me dy fëmijët e tij

Djali i ish-kryetari të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Altin Krasniqi, ka shkruar në Hagë me dy fëmijët e tij për një arsye të veçantë. Altin Krasniqi ka shkruar se ditëlindjen e 30-të e priti pranë babait të tij, bashkë me Gegën e Toskën, dy fëmijët e tij. “Sot, së bashku me Toskën dhe Gegën

Prill 1, 2026 - 19:30
Djali i Jakup Krasniqit shkon në Hagë me dy fëmijët e tij
djali-i-jakup-krasniqit-shkon-ne-hage-me-dy-femijet-e-tij

djali-i-jakup-krasniqit-shkon-ne-hage-me-dy-femijet-e-tij

Djali i ish-kryetari të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Altin Krasniqi, ka shkruar në Hagë me dy fëmijët e tij për një arsye të veçantë.

Altin Krasniqi ka shkruar se ditëlindjen e 30-të e priti pranë babait të tij, bashkë me Gegën e Toskën, dy fëmijët e tij.

“Sot, së bashku me Toskën dhe Gegën, e prita ditëlindjen time të 30-të pranë babit. Takimi i parë i Gegës me gjyshin e bëri këtë ditë edhe më të veçantë”, shkruan Altin Krasniqi në Facebook.

Më 9 shkurt të këtij viti në Dhomat e Specializuara kanë nisur fjalët përmbyllëse në rastin Thaçi dhe të tjerët.  Katërshja e UÇK-së me 18 shkurt kanë paraqitur fjalët e tyre prej 20 minutash, ku janë deklaruar sërish të pafajshëm për të gjitha akuzat që i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Edhe ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit kanë kërkuar që të njëjtit të shpallen të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West ka kërkuar dënim me burgim prej 45 vitesh, për secilin nga ish-krerët e UÇK-së, me pretendimet për krime lufte. Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10233669374942534&set=a.2507377690151&type=3&ref=embed_post