“Do të nisim konsultimet për kandidatët për deputet”, Berisha: Kryesia do të hartojë listën përfundimtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas fjalës së tij në Parlament, ka folur për mediat jashtë Kuvendit, ku është ndalur edhe tek përpilimi i listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 Majit. Berisha ka theksuar se do të fillojnë konsultimet me drejtuesit politikë të partisë për listat e kandidatëve, dhe pas këtyre […]

Mars 10, 2025 - 19:00
 0  6
“Do të nisim konsultimet për kandidatët për deputet”, Berisha: Kryesia do të hartojë listën përfundimtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas fjalës së tij në Parlament, ka folur për mediat jashtë Kuvendit, ku është ndalur edhe tek përpilimi i listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 Majit.

Berisha ka theksuar se do të fillojnë konsultimet me drejtuesit politikë të partisë për listat e kandidatëve, dhe pas këtyre konsultimeve, do të mblidhet kryesia e PD-së për të hartuar përfundimisht listën.

Kreu i PD tha se nëse gjatë procesit do të konstatohet ndonjë mangësi serioze në përfaqësimin e komuniteteve, do të ndërhyhet për të garantuar që të gjithë grupet të jenë të përfaqësuara si duhet.

“Do nisim konsultimet me drejtuesit politik për listat. Drejtuesit politik janë ato që kanë drejtuar të gjithë procesin për qarkun. Do nisim konsultimet dhe pas konsultimeve do të mblidhet kryesia, do të hartojë listat. Ajo listë do të pasqyrojë padiskutim vullnetin e anëtarësisë së Partisë Demokratike me modifikimet e domosdoshme për zonjat dhe për të rinjtë dhe në ndonjë rast për përfaqësimet e komuniteteve. Nëse konstatohen defekte serioze në përfaqësim komunitetesh do të ndërhyjmë”, shprehet Berisha.

Ndërkohë i pyetur nëse do të jetë pjesë e listave të hapura apo të mbyllura Berisha pati një koment.

“Sali Berisha nuk ndjek kurrë Edi Ramën. Është Edi Rama ai që po më ndjek derisa të thyejë qafën”, tha Berisha.