Qeveria bllokoi Tik-Tok, Balliu: E mbylli pasi nuk e kontrollon dot, provoi që mbron kriminelët
Ka ardhur reagimi i parë nga PD, pas vendimit të qeverisë për të mbyllur me një vit rrjetin sociale Tik-Tok, pas vrasjes së 14-vjeçarit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Koordinatori për Rajonin e Tiranës në PD, Klevis Balliu shkruan se arsyeja e vërtet e vendimit të qeverisë për mbylljen e Tik-Tok është fakti se […]
Ka ardhur reagimi i parë nga PD, pas vendimit të qeverisë për të mbyllur me një vit rrjetin sociale Tik-Tok, pas vrasjes së 14-vjeçarit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Koordinatori për Rajonin e Tiranës në PD, Klevis Balliu shkruan se arsyeja e vërtet e vendimit të qeverisë për mbylljen e Tik-Tok është fakti se kryeministri Edi Rama nuk mund ta kontrollojë atë siç bën me mediat.
Më tej, Balliu shprehet se “akti i Edi Rames për të fajësuar Tik Tok për krimin provon që ai kërkon të mbrojë kriminelët”
“Shpëtuam, s’ka më drogë dhe krim tani që Rama mbylli Tik Tok! Akti i Edi Rames për të fajsuar Tik Tok për krimin provon që ai kërkon të mbrojë kriminelët! Inkriminimi i institucioneve të shtetit erdhi si rjedhoj e kriminelëve në listat e Edi Ramës dhe në Administratën e tij, kur Edi Rama inkriminonte institucionet e shtetit dhe mbushi vendin me kanabis ku u përfshi e gjithë Rinia Tik Tok nuk ekzistonte në Shqiperi. Por Edi Rama që s’ka si të luftoj krimin sepse ai është shefi i krimit ka një hall tjetër me Tik Tok, faktin që nuk kontrollon dot sic kontrollon mediat e vëndit tonë të cilat kanë urdhër nga mengjesi në darkë të merren me opozitën. Vetëm një njeri i ç’prishur mund të shfrytëzoj humbjen e jetës të një fëmije për të kryer krime ndaj lirisë së shprehjes dhe mendimit”,-shkruan Balliu.