Niko Peleshi besimplotë: Jemi në qeverisje dhe do të qeverisim! Më 11 maj, do të jemi prapë këtu!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi ka folur pasditen e sotme në seancën e fundit plenare, para publikimit të listave me kandidatët për zgjedhjet e 11 majit. Nga foltorja, Peleshi iu drejtua opozitës duke u shprehur se ata sot duhet të bëjnë një premtim që në 11 maj mos të ketë përleshje, […]

Mars 10, 2025 - 19:00
 0  5
Niko Peleshi besimplotë: Jemi në qeverisje dhe do të qeverisim! Më 11 maj, do të jemi prapë këtu!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi ka folur pasditen e sotme në seancën e fundit plenare, para publikimit të listave me kandidatët për zgjedhjet e 11 majit.

Nga foltorja, Peleshi iu drejtua opozitës duke u shprehur se ata sot duhet të bëjnë një premtim që në 11 maj mos të ketë përleshje, por të jetë një ditë ku të urohet fituesit.

Socialisti u shpreh besimplotë se pas zgjedhjeve, ata do të vazhdojnë të qeverisin.

Pjesë nga fjala e Niko Peleshit:

“Jemi në qeverisje dhe do të qeverisim. Nuk kemi nevojë tu kopjojmë dhe kur ju e hapni shifrën si t;ju vijë. Më 11 maj do të jemi prapë këtu. Më 11 maj të mos jetë ditë e përleshjes dhe bllokimit të foltores, por një ditë ku ti urojmë fitoren fituesit. Ne e bëjmë, po e premtuat edhe ju, do të jetë një arritje e madhe.

Kjo është dita e komuniteteve që ne e kemi shkelur me të dyja këmbët. Unë dua të çoj një mesazh falënderimi për të gjithë deputetët kolegët e PS dhe opozitës, por meqë jemi para zgjedhjeve, e falënderoj për punën e gjithsecilit.

Ajo që do të ngelet kur ditët të kalojnë, nuk janë fjalët, ofendimet dhe sharjet, por punët. Kemi bërë punë të mira. Edhe ju keni dhënë kontribute. Një ishte konsensusi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor”.