Shkup, një 37-vjeçar përdhunoi një grua në makinën e babait të tij, Prokuroria kërkon paraburgim

Prokuroria Themelore Publike Shkup për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale sulm seksual dhe përdhunim nga neni 186 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, ka nisur procedurë hetuese kundër një 37-vjeçari nga Shkupi, transmeton Portalb.mk. Më 21 shkurt, i dyshuari ka dhunuar me forcë një grua në veturën në […]

shkurt 24, 2025 - 12:00
 0  4
Shkup, një 37-vjeçar përdhunoi një grua në makinën e babait të tij, Prokuroria kërkon paraburgim
Abuzim. Foto: Diodam10 në Canva

Prokuroria Themelore Publike Shkup për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale sulm seksual dhe përdhunim nga neni 186 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, ka nisur procedurë hetuese kundër një 37-vjeçari nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.

Më 21 shkurt, i dyshuari ka dhunuar me forcë një grua në veturën në pronësi të babait të tij, duke e detyruar atë të kryejë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës dhe pëlqimit të saj. Viktima i ka rezistuar gjatë gjithë kohës prekjeve të tij, por e ka goditur me grusht në kokë dhe në trup, si dhe e ka goditur me shkelma në fytyrë, pas së cilës asaj ka filluar t’i rrjedhë shumë gjak. Së fundi, ai e ka detyruar atë të kryejë marrëdhënie seksuale, edhe pse viktima ka tentuar të shkëputet dhe të arratiset pa sukses.

Duke pasur parasysh se në rastin konkret ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun e arratisjes dhe mundësinë e përsëritjes së veprës nga i dyshuari, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit.