Dogana e Maqedonisë kap drogë në “Bogorodicë”, destinacion përfundimtar kishte Turqinë?

Byroja për Siguri Publike pranë Ministrisë për Punë të Brendshme, në një aksion të përbashkët me Doganën kanë kapur sasi të drogës në pikën kufitare “Bogorodicë”. Sipas informacioneve, prej mbrëmë kanë nisur kontrollet e kamionëve me targa të Maqedonisë, që ishin të ngarkuara me mbeturina të letrës për riciklim. Jozyrtarisht mësohet se ngarkesa kishte hyrë […]

shkurt 12, 2025 - 11:00
 0  3
Dogana e Maqedonisë kap drogë në “Bogorodicë”, destinacion përfundimtar kishte Turqinë?

Byroja për Siguri Publike pranë Ministrisë për Punë të Brendshme, në një aksion të përbashkët me Doganën kanë kapur sasi të drogës në pikën kufitare “Bogorodicë”.

Sipas informacioneve, prej mbrëmë kanë nisur kontrollet e kamionëve me targa të Maqedonisë, që ishin të ngarkuara me mbeturina të letrës për riciklim.

Jozyrtarisht mësohet se ngarkesa kishte hyrë në Maqedoni nga Kosova, ndërsa duhej të udhëtonte përmes Greqisë, e për destinacion final kishte Turqinë.