Digjet një shtëpi në Veles, humb jetën mes flakëve edhe pronari
Një person ka humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në një shtëpi në rrugën “Ljuben Vesov” numër 54 në Veles. Përkundër reagimit të shpejtë të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve Veles, e cila ka ndërhyrë në vend me dy automjete zjarrfikëse dhe pesë zjarrfikës, nuk kanë arritur të shpëtojnë pronarin e shtëpisë. […]

Një person ka humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në një shtëpi në rrugën “Ljuben Vesov” numër 54 në Veles.
Përkundër reagimit të shpejtë të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve Veles, e cila ka ndërhyrë në vend me dy automjete zjarrfikëse dhe pesë zjarrfikës, nuk kanë arritur të shpëtojnë pronarin e shtëpisë.
Zjarri është zbuluar në fazë të avancuar në një dhomë të shtëpisë dhe gjatë fikjes së zjarrit është gjetur edhe trupi i pajetë i pronarit.
Sipas informacioneve nga QMK Veles, pas raportimit për zjarr, zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në terren, por fatkeqësisht nuk ka mundur të shpëtohet.
Në orën 19:40 është thirrur një ekip mjekësor i ambulancës, e cila ka deklaruar vdekjen vetëm pas mbërritjes. ISHP Veles konfirmoi se nuk ka mundur ta shpëroi personin.
Policia po heton rastin dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.