Dogana e Maqedonisë sekuestron një pllakë ari me vlerë 4.5 milionë denarë në pikën kufitare Bogorodicë
Dogana e Maqedonisë së Veriut ka parandaluar një tentativë për kontrabandë me ari në pikën kufitare të Bogorodicës. Gjatë kontrollit është sekuestruar një pllakë ari, vlera e së cilës vlerësohet në rreth 4.5 milionë denarë. Sipas autoritete...
Dogana e Maqedonisë së Veriut ka parandaluar një tentativë për kontrabandë me ari në pikën kufitare të Bogorodicës. Gjatë kontrollit është sekuestruar një pllakë ari, vlera e së cilës vlerësohet në rreth 4.5 milionë denarë. Sipas autoriteteve doganore, ari u zbulua te një shtetas i vendit, i cili po udhëtonte si pasagjer në autobusin e linjës Gostivar – Stamboll.
Siç njoftojnë nga Drejtoria e Doganave, për shkak të dyshimeve të bazuara, është ushtruar një kontroll i detajuar ndaj pasagjerit. I dyshuari, pak para kontrollit, pllakën e arit me peshë prej 848 gramësh e ka zhvendosur nga xhaketa për ta fshehur në këpucë. Ndaj personit në fjalë është dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli për veprën penale kontrabandë, e cila sanksionohet sipas Kodit Penal.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.