Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, është ndaluar për kontroll një automjet me targa të huaja. Gjatë procedurës së rregullt, drejtuesi i automjetit është pyetur nga zyrtarët doganorë nëse kishte mallra për të deklaruar, me ç’rast ai ka deklaruar se nuk posedon asgjë për deklarim. Bazuar në analizën e

Prill 1, 2026 - 15:30
Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë
dogana-kap-mallra-te-padeklaruara-ne-vermice

dogana-kap-mallra-te-padeklaruara-ne-vermice

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, është ndaluar për kontroll një automjet me targa të huaja.

Gjatë procedurës së rregullt, drejtuesi i automjetit është pyetur nga zyrtarët doganorë nëse kishte mallra për të deklaruar, me ç’rast ai ka deklaruar se nuk posedon asgjë për deklarim.

Bazuar në analizën e riskut dhe në bashkëpunim me zyrtarët policorë, automjeti është dërguar për kontroll në vijën e dytë.Gjatë kontrollit të detajuar është konstatuar se në automjet ndodheshin mallra të padeklaruara, me një vlerë të përafërt rreth 1,500 euro.Personi përgjegjës, shtetas i huaj, është proceduar në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa ndaj rastit janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore.Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në luftimin e dukurive të kundërligjshme, duke siguruar trajtim të barabartë për të gjithë dhe mbrojtje të ekonomisë së vendit.