Dorëheqje e menjëhershme e ministrit Stoilkoviç, kërkon BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) reagoi ashpër pas deklaratave publike të Kryeministrit, duke kërkuar falje publike për shpifjet dhe ofendimet ndaj administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, transmeton Gazeta The post Dorëheqje e menjëhershme e ministrit Stoilkoviç, kërkon BDI appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 28, 2025 - 12:00
 0
Dorëheqje e menjëhershme e ministrit Stoilkoviç, kërkon BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) reagoi ashpër pas deklaratave publike të Kryeministrit, duke kërkuar falje publike për shpifjet dhe ofendimet ndaj administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, transmeton Gazeta Flaka

Sipas BDI-së, me këto deklarata u cenua jo vetëm integriteti i punonjësve, por edhe dinjiteti i familjeve të tyre. Partia akuzon kryeministrin dhe ministrin përgjegjës Stoilkoviç për mungesë përgjegjësie, duke lejuar kushte pune çnjerëzore, mobing institucional dhe diskriminim etnik.

“Mungesa e dorëheqjes dhe e faljes nuk janë rastësi. Ato janë dëshmi e një qeverisjeje që nuk njeh përgjegjësi politike dhe që e konsideron poshtërimin e punonjësve shqiptarë si çështje dytësore,” thekson BDI.

Partia kërkon gjithashtu ndalimin e praktikave diskriminuese ndaj shqiptarëve në administratën shtetërore dhe paralajmëron se çdo ditë pa përgjegjësi e thellon krizën morale dhe politike të qeverisë.

BDI nënvizon se dinjiteti njerëzor nuk është temë për rotacion dhe përfitime politike, por vijë e kuqe që nuk guxon të shkelet. Gazeta Flaka

The post Dorëheqje e menjëhershme e ministrit Stoilkoviç, kërkon BDI appeared first on Flaka, në çdo lajm... .