Dosja “Xibraka”/ Rama i përgjigjet Bardhit: Gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi bëri me dije se SPAK i ka çuar fletëthirrje lidhur me dosjen nr. 335/1 për laboratorin e kokainës në “Xibrakë”, duke konfirmuar rinisjen e hetimeve. Teksa Bardhi akuzon Olsi Ramën si të përfshirë në laboratorin e kokainës, kreu i qeverisë Edi Rama […]

maj 8, 2024 - 20:00
 0  5
Dosja “Xibraka”/ Rama i përgjigjet Bardhit: Gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi bëri me dije se SPAK i ka çuar fletëthirrje lidhur me dosjen nr. 335/1 për laboratorin e kokainës në “Xibrakë”, duke konfirmuar rinisjen e hetimeve.

Teksa Bardhi akuzon Olsi Ramën si të përfshirë në laboratorin e kokainës, kreu i qeverisë Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, e cilëson kryetarin e grupit të PD një kallëzues të rremë.

Në reagimin e tij, Rama shkruan “në rast se plotësohet kjo mungesë domethënëse për fatin e të vërtetës, atëherë SPAK-u ka të gjithë mundësinë ta ndajë të vërtetën nga shpifja dhe viktimën nga fajtori. Pra o B-ja e vogël ka zbuluar një trafikant droge në rrethin tim të ngushtë familjar dhe trafikantit duhet t’i hiqet menjëherë liria, o gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit! Ka vetëm një të vërtetë në këtë mes dhe s’ka asnjë rrugë të mesme.

Postimi i Ramës

Llafet i merr era, ndërsa drejtësia vepron vetëm me ligje e me prova, prandaj tani pas llafeve të mëdha edhe një detaj i vogël mungon dhe pastaj jemi krejt në rregull! Pra mungon konfirmimi në dëshminë ligjore para SPAK-ut nga vetë B-ja i vogël me gojën e madhe, se kur ka shkruar “Informacion” në fakt kallzuesi i rremë nuk ka dashur t’ia hedhë me procedurë rrezikut që vjen nga marrja si i pandehur për kallzim të rremë, po thjesht ka pasur një moment lajthitje profesionale. Në rast se plotësohet kjo mungesë domethënëse për fatin e të vërtetës, atëherë SPAK-u ka të gjithë mundësinë ta ndajë të vërtetën nga shpifja dhe viktimën nga fajtori. Pra o B-ja e vogël ka zbuluar një trafikant droge në rrethin tim të ngushtë familjar dhe trafikantit duhet t’i hiqet menjëherë liria, o gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit! Ka vetëm një të vërtetë në këtë mes dhe s’ka asnjë rrugë të mesme.