Drejtori i Emergjencës: Një i lënduar nga ar*ma e ftohtë po trajtohet, ka gjendje stabile
Personi që theri vëllanë në Prishtinë, është duke u trajtuar në QKUK. Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka bërë të ditur për klankosova.tv, se gjendja e tij aktualisht është stabile. “Një i lënduar me armë të ftohtë është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, për momentin janë duke iu kryer ekzaminimet e duhura.
Personi që theri vëllanë në Prishtinë, është duke u trajtuar në QKUK.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka bërë të ditur për klankosova.tv, se gjendja e tij aktualisht është stabile.
“Një i lënduar me armë të ftohtë është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, për momentin janë duke iu kryer ekzaminimet e duhura. Gjendja është stabile”, është shprehur ai.
Ndërkaq, Klankosova.tv ka tentuar të marrë informacione edhe nga policia në lidhje me këtë rast, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.