Policia e konfirmon the*rjen me th*ikë në Prishtinë, ende nuk dihen motivet

Policia ka dhënë detaje në lidhje me therjen fatale në Prishtinë, dhe sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes palëve të përfshira. Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha tha se dyshohet se njëri e ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë, ndërkaq ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. “Me datë 27.10.2024

tetor 28, 2024 - 04:00
 0  6
Policia e konfirmon the*rjen me th*ikë në Prishtinë, ende nuk dihen motivet
policia-e-konfirmon-the*rjen-me-th*ike-ne-prishtine,-ende-nuk-dihen-motivet

policia-e-konfirmon-the*rjen-me-th*ike-ne-prishtine,-ende-nuk-dihen-motivet

Policia ka dhënë detaje në lidhje me therjen fatale në Prishtinë, dhe sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes palëve të përfshira.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha tha se dyshohet se njëri e ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë, ndërkaq ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

“Me datë 27.10.2024 në ora 20:30, Policia në Prishtinë, ka pranuar informatën lidhur me një mosmarrëveshje në Rr.Tirana në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare që kemi bëhet fjalë për një mosmarrvëshje mes dy personave, ku dyshohet se njëri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë. Ekipa shëndetësore ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”.

“Policia është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë”, thuhet tutje në konfirmim.