Drejtori i Institutit të Transfuziologjisë, Amir Elezi priti në takim ministrin Toshkovski
Drejtori i Institutit të Transfuziologjisë, Amir Elezi, ka njoftuar se sot për vizitë në instituin e tyre ka qëndruar ministri i Punëve të Brendshms, Pançe Toshkovski. “Sot e kishim në vizitë ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe pjesëtar të kabinetit të tij. Në interes të thellimit të bashkëpunimit në mes dy institucioneve, nga […]

Drejtori i Institutit të Transfuziologjisë, Amir Elezi, ka njoftuar se sot për vizitë në instituin e tyre ka qëndruar ministri i Punëve të Brendshms, Pançe Toshkovski.
“Sot e kishim në vizitë ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe pjesëtar të kabinetit të tij.
Në interes të thellimit të bashkëpunimit në mes dy institucioneve, nga afër u njohën me procesin e punës dhe u caktuan grupet e punës për hartimin e Procedurave Standarde të Operimit për situata të caktuara dhe koordinatorët për aksionet vullnetare të dhurimit të gjakut në kuadër të MPB-së”, ka shkruar Elezi.