Dua Lipa shijon mbrëmjen e së premtes në një takim romantik me të fejuarin Callum Turner në New York
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është dukur më se tërheqëse me një fustan të shkurtër lëkure ngjyrë të zezë, teksa doli në një takim romantik me të fejuarin e saj Callum Turner në New York, të premten në mbrëmje. Artistja 29-vjeçare dhe aktori 34-vjeçar janë parë të buzëqeshur dhe të lumtur teksa dilnin nga […]

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është dukur më se tërheqëse me një fustan të shkurtër lëkure ngjyrë të zezë, teksa doli në një takim romantik me të fejuarin e saj Callum Turner në New York, të premten në mbrëmje.
Artistja 29-vjeçare dhe aktori 34-vjeçar janë parë të buzëqeshur dhe të lumtur teksa dilnin nga restoranti luksoz “Hogsalt”, duke mbajtur një qese me ushqim, pasi kishin marrë nga restoranti pjesën e mbetur me vete, shkruan DailyMail.
Për këtë dalje, Dua kishte zgjedhur një fustan të shkurtër dhe zinxhir, i cili i theksonte linjat elegante të trupit. Ajo i kishte kombinuar veshjen me çizme të zeza lëkure deri në gju me take të larta, që i shtonin edhe më shumë hijeshi figurës së saj.
Dukjen e kishte përmbyllur me një çantë të vogël të zezë dhe flokët e zinj i kishte kapur lart në një topuz të lëmuar.
Ndërkohë, Callum kishte zgjedhur një pamje më të çlirët, me një këmishë të bardhë me vija, të cilën e kishte lënë hapur mbi një bluzë të bardhë të thjeshtë. Ai kishte shtuar pak ngjyrë me pantallona të gjelbërta të stilit “combat” dhe atlete të bardha.
Pas darkës, çifti u panë duke qeshur me njëri-tjetrin teksa hipnin në pjesën e pasme të një SUV-i të zi.
Dua dhe Callum u përfolën për herë të parë si çift në janar të vitit 2024 dhe thuhet se janë fejuar në fund të atij viti. Megjithatë, vetëm kohët e fundit ata kanë filluar të shfaqen publikisht së bashku, pasi më parë rrallë janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Në dhjetor doli lajmi se Callum i kishte propozuar Duas në mënyrë romantike, duke u ulur në gjunjë.
Kjo dalje e fundit vjen pas disa publikimeve nga vetë Dua Lipa gjatë qëndrimit të saj në Zelandë të Re, ku ajo ndau disa pamje provokuese me fansat.
Në një nga postimet e saj, këngëtarja tregoi format e saj të jashtëzakonshme me një veshje të zezë të kombinuar, teksa kërcente në klub gjatë një nate të lirë nga turneu i saj muzikor. Në përshkrimin e fotos ajo kishte shkruar: “Nata jonë e fundit në Auckland dhe ca çaste të tjera nga turneu”.
Më herët, ajo kishte mahnitur publikun me një performancë elektrizuese në koncertin e saj në Auckland, ku kishte veshur një kostum trupor sateni në formë korseje, të kombinuar me çorape rrjete.
Dua i kishte shtuar veshjes çizme të gjata me shkëlqim argjendi, duke theksuar këmbët e saj të tonifikuara teksa ecte në skenë me vetëbesim.
Më vonë, ajo kishte ndërruar veshjen në një “catsuit” prej dantelle të tejdukshme të zezë, të cilin e kishte plotësuar me një shall të bardhë prej gëzofi artificial të hedhur mbi njërin sup.
Flokët e saj të zeza ishin lëshuar në onde të buta, duke i rënë mbi shpinë, ndërsa ajo këndonte hitet e saj me atë stilin e saj sensual që e karakterizon.
Në një moment befasues gjatë koncertit, këngëtarja britanike i surprizoi të gjithë duke ftuar në skenë kantautorin nga Zelanda e Re, Neil Finn, 66 vjeç.
Dyshja elektrizoi publikun me një interpretim të fuqishëm të këngës së famshme të grupit “Crowded House” – Don’t Dream It’s Over.
Të dy dukeshin të përkushtuar gjatë performancës, duke marrë gjithë vëmendjen në skenë me interpretimin e tyre emocional dhe koreografinë.
Neil, në daljen e tij surprizë, ishte veshur me një këmishë të kaltër të ndezur dhe xhinse blu, duke u dukur mjaft elegant.
Ky koncert ishte i dyti nga tre të tillë që Dua zhvilloi në kuadër të turneut në Zelandë të Re, pas suksesit të madh që pati me tetë koncerte në Australi.