Dy foshnja binjake kanë ndërruar jetë, për rastin tjetër në Shkup kanë filluar hetimet!
Dy foshnja, binjake, rreth 20-ditëshe, kanë ndërruar jetë dje rreth mesditës, ndërsa prokurori publik nga prokuroria themelore publike nga Prilepi urdhëroi obduskion për të konfirmuar shkakun e vdekjes së tyre. The post Dy foshnja binjake kanë ndërruar jetë, për rastin tjetër në Shkup kanë filluar hetimet! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Dy foshnja, binjake, rreth 20-ditëshe, kanë ndërruar jetë dje rreth mesditës, ndërsa prokurori publik nga prokuroria themelore publike nga Prilepi urdhëroi obduskion për të konfirmuar shkakun e vdekjes së tyre.
Sipas prokurorit publik, Stevço Binoski, foshnjat, vajzë dhe djalë, ishin në gjendje të rëndë. Familja nga shtëpia në fshatin Sllavej të Prilepit kishte thirrë Ndihmën e shpejtë.
“Familja në fshatin Sllavej ka thirrë ndihmën e shpejtë. Foshnjat binjake ishin në gjendje të rëndë. Ekipi i ndihmës së shpejtë sapo arriti, konstatoi vdekjen tek njëra foshnje, ndërsa tjetra ishte dërguar në spitalin e Prilepit në gjendje të rëndë, ku edhe ndërroi jetë. Familja jeton në kushte ekstreme të këqija dhe ka edhe tre fëmijë. Urdhërova obduksionin në mënyrë që të konstatohet shkaku i vdekjes së foshnjave. Janë njoftuar kompetentët, mes të cilëve edhe nga Qendra për punë sociale nga Prilepi”, deklaroi Binoski.
Sakaq, sot duhet të fillojë kontrolli i jashtëzakonshëm inspektues i Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH) për vdekjen e fëmijës nëntë vjeçar nga Shën Nikolla, që vdiq të martën në Klinikën e Fëmijëve në Shkup.
Drejtori i ISHSSH, Kiril Lazov për MIA-n tha se nuk mund të japë deklaratë sepse ka rast vdekje. Zëdhënësja e tij nuk dëshironte të japë detaje, por shkurt u përgjigj se “sapo të përfundojë mbikëqyrja, do të njoftojë”.
Burime të Inspektoratit për MIA-n deklaruan se nga sot do të bëhet kontrolli i jashtëzakonshëm inspektues për trajtimin e fëmijë në tre vende – duke filluar nga mjeku amë, Spitali Klinik në Shtip dhe Klinika e Fëmijëve në Shkup.
Paraprakisht, nga Spitali Klinik i Shtipit dolën me kumtesë për vdekjen e fëmijës nëntë vjeçar.
Siç citohet në kumtesë, fëmija është dërguar në Repartin për Sëmundje të Fëmijëve në Spitalin Klinik të Shtipit më 14 janar në orën 18 në “gjendje të rëndë të përgjithshme”.
“Menjëherë janë bërë anlizat biokimike dhe TK në kokë dhe për shkak të gjendjes së rëndë, me personel mjekësor në orën 19, të ditës së njejtë, fëmija është dërguar në KU për Sëmundje të Fëmijëve-Shkup”, shtohet në kumtesë.
Nga Klinika e Fëmijëve në Shkup konfirmuan për MIA-n se të martën tek ata është dërguar fëmija nëntë vjeçar nga Shën Nikolla, i cili ka vdekur pas dy orësh jo të plota. Siç informojnë nga atje, fëmija është sjellë në gjendje shumë të rëndë.
Sipas burimeve të para të Inspektoratit, në Klinikë, fëmija është pranuar në gjendje të rëndë ekstreme dhe menjëherë është trajtuar nga ekipi i specialistëve dhe mjekëve të kujdesit intensiv. Janë bërë analiza dhe janë përcaktuar shqetësime elektrolitike, acidozë e dehidratim i rëndë, si dhe insuficiencë respiratore dhe kardiake.
The post Dy foshnja binjake kanë ndërruar jetë, për rastin tjetër në Shkup kanë filluar hetimet! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .