U publikua lista e rrugëve që do të ndërtohen në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025
Ministri për Ekonomi dhe Punë, Besar Durmishi, ka publikuar listën e rrugëve që do të ndërtohen gjatë vitit 2025-të nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ai këtë vit e llogairi si “vit i projekteve të mëdha infrastrukturore”, transmeton Portalb.mk. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi “Vendim për dhënien e pëlqimit të programit […]
Ministri për Ekonomi dhe Punë, Besar Durmishi, ka publikuar listën e rrugëve që do të ndërtohen gjatë vitit 2025-të nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ai këtë vit e llogairi si “vit i projekteve të mëdha infrastrukturore”, transmeton Portalb.mk.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi “Vendim për dhënien e pëlqimit të programit vjetor për ndërtimin, rindërtimin dhe rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2025”. Me këtë vendim miratohet Programi vjetor për ndërtimin, rindërtimin dhe rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2025 me të cilin parashifet ndërtimi, rindërtimi dhe rehabilitimi i shumë akseve rrugore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, sqaroi Durmishi
Ai publikoi listën e rrugëve që kishin filluar dhe do të vazhdojnë ndërtimin e tyre: autostrada Kërçovë – Ohër, rrethrrotullimi i Tetovës nga Treboshi në Nerposhten, autostrada Shkup – Bllacë, sinjalizimi në rrugën ndërmjet Tetovës dhe kufirit në Jazhincë.
Raportohet që përmes mjeteve të BE-së dhe BERZH-it, do të financohet edhe autostrada Bukojçan – Kërçovë, si dhe faza e dytë e autostradës Shkup – Bllacë.
“Projektet të cilat do të fillojnë gjatë këtij viti: përfundimi i kyçjes në Bërvenicë, vendosja e sinjalizimit rrugor gjatë rrugës Zhelinë – Jegunovcë dhe sanimi i rrugëve Ohër – Shën Naum, rehabilitimi i rrugës Gjevgjeli – kufiri me Greqinë”, sqaroi Durmishi.
Ministri sqaroi që këtë vit do të paguajë edhe shpenzimet e punimeve që janë kryer në rrugën Mateç – Likovë, Ropalcë – Mateç, Shkup – Tetovë, sinjalizimi nga Zhelina në Teovë dhe nga Saraji në Karpallak dhe kompletimi i autostradës mga Bllaca në Shkup (kyçja Stenkovec).
“Gjatë këtij viti gjithashtu parashihet që të përgatitet projekt dokumentacioni për rrugën shtetërore Tetovë – Vendkalimi kufitar me Kosovën drejt Prizrenit”, sqaroi Durmishi.
Durmishi sqaroi premtoi që do do të vazhdohet me ndërtimin e austrostradës Kërçovë – Ohër, ndërtimin e Korridorit 8 (seksioni Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenisht – Strugë – Qafë Thanë) dhe Koridorit 10D (seksioni Prilep – Manastir).