Dy profesorë rrihen brenda shkollës në Ferizaj

Dy mësimdhënës janë përfshirë në një përleshje fizike dje në një shkollë të mesme në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:25, në korridorin pranë sallës së mësimdhënësve, ku janë përfshirë dy profesorë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli. Sipas tij, situata është qetësuar menjëherë nga drejtoria e shkollës.

Jan 30, 2026 - 12:00
 0
Dy profesorë rrihen brenda shkollës në Ferizaj
dy-profesore-rrihen-brenda-shkolles-ne-ferizaj

dy-profesore-rrihen-brenda-shkolles-ne-ferizaj

Dy mësimdhënës janë përfshirë në një përleshje fizike dje në një shkollë të mesme në Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:25, në korridorin pranë sallës së mësimdhënësve, ku janë përfshirë dy profesorë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, situata është qetësuar menjëherë nga drejtoria e shkollës.

“Të dyja palët janë paraqitur në stacion policor dhe janë intervistuar nga Njësia e Hetimeve. Me urdhër të prokurorit, rasti është përpiluar “shënim zyrtar”, tha tutje Kanuni./KK