E dëmtoi buxhetin e shtetit me 2.2 milionë denarë përmes shmangies së tatimit, Policia me padi ndaj 37 vjeçarit 

Nën dyshimet për shmangie të tatimit, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 37 vjeçarit nga Kavadarci, si udhëheqës i subjektit juridik, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal ndaj subjektit juridik nga Strumica dhe 37 vjeçarit D.J. nga Kavadarci, udhëheqës i subjektit juridik, nën ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “shmangie të […]

Mars 22, 2025 - 02:00
 0  4
E dëmtoi buxhetin e shtetit me 2.2 milionë denarë përmes shmangies së tatimit, Policia me padi ndaj 37 vjeçarit 
Denarë, foto nga Meta.mk

Nën dyshimet për shmangie të tatimit, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 37 vjeçarit nga Kavadarci, si udhëheqës i subjektit juridik, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj subjektit juridik nga Strumica dhe 37 vjeçarit D.J. nga Kavadarci, udhëheqës i subjektit juridik, nën ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “shmangie të tatimit”, në bazë të nenit 279 nga Kodi Penal”, raportoi Policia.

Policia vlerësoi se të dyshuarit e kanë dëmtuar buxhetin e Maqedonisë së Veriut për 2 232 363 denarë.

Shmangia e tatimit kishte ndodhur në vitin 2023 dhe 2024, për disa muaj nga kompani e cila merrej me lojërat e fatit.