Për shkak parregullsive në konkursin për punësim, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi ndaj gjashtë personave
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj gjashtë personave për shkak dyshimeve për keqpërdorime në një konkurs punësimi në një ndërmarrje publike, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal kundër V.А.(53) nga Ohri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar”, njoftoi Policia. Policia […]


Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj gjashtë personave për shkak dyshimeve për keqpërdorime në një konkurs punësimi në një ndërmarrje publike, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal kundër V.А.(53) nga Ohri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar”, njoftoi Policia.
Policia padi ka ngritur edhe ndaj pesë personave tjerë për “punë të pandërgjegjshme në detyrë”, për shkak punës së tyre si anëtarë të komisioneve për zbatimin e procedurës për punësimin e dy kandidatëve. Policia vlerësoi se pesë anëtarët me vetëdije kanë nënshkruar listën përfundimtare, edhe pse nuk janë përmbushur kushtet e konkursit.
“I denoncuari i parë, gjatë vitit 2023, në cilësinë e u.d. drejtor i Ndërmarjes publike „Sistem kolektor“ – Shkup, filijala Ohër, pas shpalljes së konkursit për punë në kohë të pacaktuar, nënshkroi vendime për zgjedhjen dhe punësimin e dy kandidatëve, edhe pse e ka ditur se kushtet ligjore të shënuara në shpallje nuk i kanë përmbushur plotësisht”, raportoi Policia.