Në transportin publik të qytetit të Shkupit të hënën do të përfshihen edhe transportuesit privatë, por jo me kapacitet të plotë

Nga e hëna, në transportin publik të qytetit do të përfshihen edhe transportuesit privatë, por jo me kapacitet të plotë. Përfaqësuesit e transportuesve privatë Jofi Bus, Vestor Trans, Rados Company sot njoftuan konferencë për media thanë sot se në trafik do të përfshihen ata transportues që kanë mundësi financiare. Ata i bëjnë thirrje kryetares së […]

Nëntor 23, 2024 - 19:00
 0  6
Në transportin publik të qytetit të Shkupit të hënën do të përfshihen edhe transportuesit privatë, por jo me kapacitet të plotë
Autobus privat, foto nga Portalb.mk

Nga e hëna, në transportin publik të qytetit do të përfshihen edhe transportuesit privatë, por jo me kapacitet të plotë. Përfaqësuesit e transportuesve privatë Jofi Bus, Vestor Trans, Rados Company sot njoftuan konferencë për media thanë sot se në trafik do të përfshihen ata transportues që kanë mundësi financiare. Ata i bëjnë thirrje kryetares së qytetit të Shkupit, këshilltarëve dhe Qeverisë që në mbledhje të përbashkët të gjejnë zgjidhje të pranueshme për kërkesën e tyre për rritje të çmimit për kilometër, transmeton Portalb.mk.

“Transportuesit privatë nga e hëna do të japin maksimumin e tyre, gjegjësisht do të përfshihemi në orët e hershme të mëngjesit me aq sa mundemi, jo me kapacitet të plotë, që për disa ditë t’iu dalim në ndihmë qytetarëve në qytetin e Shkupit. Në të njëjtën kohë, shfrytëzojmë rastin t’u bëjmë thirrje të gjithë këshilltarëve në Qytetin e Shkupit – kërkojmë që njëzëri të votohet për rritje të çmimit për kilometër me qëllim të përmirësimit të gjendjes në transportin publik të qytetit. Me çmim të rritur marrim përsipër të rinovojmë flotën tonë me autobusë me ajër të kondicionuar miqësor ndaj mjedisit”, tha sot Jovica Zafirovski, transportues privat.

Ai theksoi se transportuesit privatë kanë 200 autobusë dhe se mund të mbulojnë mungesën e autobusëve në NTP nëse gjendet një zgjidhje e pranueshme reciprokisht me qytetin.

“Kemi 200 autobusë, mund ta mbulojmë mungesën e autobusëve të NTP-së dhe e gjithë kriza do të përfundojë shumë shpejt. Në takim do të lëmë hapësirë ​​për të parë se cilat janë mundësitë e qytetit të Shkupit”, tha Zafirovski.

Problemi me transportin publik të qytetit kulmoi të enjten pasi, për shkak të mungesës së naftës, shumica e autobusëve të NTP-së mbetën të parkuar në bazat e tyre. Janë vënë në qarkullim 25 autobusë me gaz natyror dhe disa të tjerë që kanë rezervë nafte.

Qeveria ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme në të cilën është marrë vendim që të intervenohet me naftë nga rezervat shtetërore, në mënyrë që autobusët të kenë derivate për shtatë ditë. Të njëjtën ditë ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme edhe Këshilli i Qytetit të Shkupit, në të cilin është përshëndetur vendimi i Qeverisë për huazimin e naftës nga rezervat shtetërore për nevojat e Ndërmarrjes së Transportit Publik (NTP), dhe në të njëjtën kohë kërkuan që në koordinim me BNJVL-në  të vazhdojnë bisedimet me Qytetin e Shkupit për normalizimin e gjendjes në qytet.

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi dje nga Beogradi mundësinë e blerjes së autobusëve të rinj elektrikë për tejkalimin e këtij problemi të vazhdueshëm.

Prej se Arsovska është kryetare, transporti publik në Shkup është kolaps dhe nuk funksionon. Nuk ka autobusë të rregullt, duhet të presësh një orë në stacione, dhe kur vjen autobusi është plot me pasagjerë.

Danela Arsovska u bë kryetare e Shkupit si kandidate e VMRO-DPMNE-së me premtimin për transport falas për të gjithë qytetarët dhe blerjen e 250 autobusëve të rinj ekologjikë.