E kishin shqyer flamurin shqiptar, Policia e Maqedonisë së Veriut me padi ndaj katër qytetarëve
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj tre të rinjve për përdhosjen e flamurit shqiptar më 29 nëntor në Prilep, transmeton Portalb.mk. “RPB Prilep ka ngritur kallëzim penal ndaj 23 vjeçarit K.V., 32 vjeçarit B.B. dhe 19 vjeçarit K.G. dhe 15 vjeçarit, të gjithë nga Prilepi, për shkak ekzistimit të dyshimeve për […]
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj tre të rinjve për përdhosjen e flamurit shqiptar më 29 nëntor në Prilep, transmeton Portalb.mk.
“RPB Prilep ka ngritur kallëzim penal ndaj 23 vjeçarit K.V., 32 vjeçarit B.B. dhe 19 vjeçarit K.G. dhe 15 vjeçarit, të gjithë nga Prilepi, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale”, raportoi Policia.
Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale për nxitje të urrejtjes në bazë nacionale, pasi më 269 nëntor në Prilep e kishin shqyer flamurin shqiptar dhe e kishin shkel me veturë.
Policia e Maqedonisë së Veriut deri më tani ka arrestuar gjithsej 17 persona për huliganizmin e shfaqur ditëve të fundit rreth djegies dhe shkeljes së simboleve kombëtare në Maqedoninë e Veriut. Në mesin e tyre ishin edhe tre të arrestuarit nga Prilepi për shkak përdhosjes së flamurit shqiptar.
Gjykata Themelore Penale Shkup më 29 nëntor, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Publike, tre qytetarëve ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditësh, për nxitje të tensioneve ndëretnike.
- LEXO: Prokuroria e Shkupit propozoi masë paraburgimi për personin që u përpoq të digjte flamurin shqiptar
- LEXO: RMV, gjithsej 17 persona janë arrestuar për incidentet me flamujt, mes tyre tre në Prilep
- LEXO: Përdhosja e flamurit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, u paralajmërua dënim për policin që e gjuajti flamurin shqiptar
- LEXO: Paraburgim për tre qytetarët për nxitje të urrejtjes ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, të përfshirë në incidentin me flamurin e RMV-së
- LEXO: RMV, janë arrestuar tetë persona për ngjarjet në festën e 28 Nëntorit, Toshkovski dyshon për skenar destabilizimi