Padi ndaj një pjesëtari të policisë së Maqedonisë së Veriut pasi ka keqpërdorur nënshkrimin e shefit
Një punonjës policor akuzohet se vitin e kaluar ka keqpërdorur nënshkrimin e shefit të Stacionit Policor në Tetovë, vepër e dënueshme në bazë të nenit 353 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk. “Në shtator të vitit 2023, nëpunësi i raportuar policor duke kryer detyrat e punës si dokumentarist, duke tejkaluar autorizimin zyrtar, ka përgatitur një akt […]
Një punonjës policor akuzohet se vitin e kaluar ka keqpërdorur nënshkrimin e shefit të Stacionit Policor në Tetovë, vepër e dënueshme në bazë të nenit 353 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.
“Në shtator të vitit 2023, nëpunësi i raportuar policor duke kryer detyrat e punës si dokumentarist, duke tejkaluar autorizimin zyrtar, ka përgatitur një akt zyrtar me përmbajtje të rreme, duke keqpërdorur nënshkrimin e shefit të Stacionit Policor Tetovë”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
I akuzuari D.M. dyshohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, pasi ka keqpërdorur procedurat për pranimin e dokumenteve zyrtare dhe i ka dorëzuar avokatit një dokument me përmbajtje të pavërteta. Ky dokument pastaj është keqpërdorur në procedurat gjyqësore në Gjykatën Themelore të Tetovës, duke e dëmtuar procesin gjyqësor.
“Pas përgatitjes së dokumentit, nëpunësi policor ka keqpërdorur nënshkrimin e drejtuesit, ka futur një numër të papërshtatshëm dosjeje dhe e ka dorëzuar dokumentin si të tillë, në kundërshtim me procedurat e përcaktuara”, raportoi Policia.