Edhe një palë zgjedhje bashkë me ato lokale në vjeshtë? Profesori: Kurti dëshiron pushtet absolut
Profesori universitar Jeton Kelmendi ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke e akuzuar atë se synon të ketë pushtet absolut. Sipas Kelmendit, Kurti dhe ekipi i tij nuk dëshirojnë bashkëqeverisje, duke e dëshmuar këtë me retorikën e përdorur ndaj kundërshtarëve politikë, njofton Klankosova.tv. “Kryeministri Albin Kurti dhe kurtët e


Profesori universitar Jeton Kelmendi ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke e akuzuar atë se synon të ketë pushtet absolut.
Sipas Kelmendit, Kurti dhe ekipi i tij nuk dëshirojnë bashkëqeverisje, duke e dëshmuar këtë me retorikën e përdorur ndaj kundërshtarëve politikë, njofton Klankosova.tv.
“Kryeministri Albin Kurti dhe kurtët e tij nuk duan të bashkëqeverisin”.
Me vetë faktin se në çdo vend ka polarizime gjatë fushatës, e meqenëse mbaroi fushata dhe del kryeministri dhe e quan me terma kërcënues kur ai është fitues relativ, i quan rivalët e tij”.
Aty s’ka mbetur vend. Ai nuk dëshiron koalicion dhe nuk don të bashkëpunojë. Kurti e ka të qartë, ai po synon të marrë pushtet absolut”, deklaroi Kelmendi, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.