Edhe një vit në Presidencë, Osmani: Mos u bëni merak për të ardhmen time, e ardhmja e Kosovës duhet të diskutohet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, së fundmi ka dhënë një intervistë për RTK-në, disa ditë pasi Sudani njohu Republikën e Kosovës. Gjatë kësaj interviste ajo u pyet “për të ardhmen e saj” pasi siç dihet vitin tjetër do të përfundojë mandatin si presidente e Kosovës. Këtu Osmani tha se “nuk duhet të bëhet askush merak”

Prill 14, 2025 - 01:00
 0  8
Edhe një vit në Presidencë, Osmani: Mos u bëni merak për të ardhmen time, e ardhmja e Kosovës duhet të diskutohet
edhe-nje-vit-ne-presidence,-osmani:-mos-u-beni-merak-per-te-ardhmen-time,-e-ardhmja-e-kosoves-duhet-te-diskutohet

edhe-nje-vit-ne-presidence,-osmani:-mos-u-beni-merak-per-te-ardhmen-time,-e-ardhmja-e-kosoves-duhet-te-diskutohet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, së fundmi ka dhënë një intervistë për RTK-në, disa ditë pasi Sudani njohu Republikën e Kosovës. Gjatë kësaj interviste ajo u pyet “për të ardhmen e saj” pasi siç dihet vitin tjetër do të përfundojë mandatin si presidente e Kosovës. Këtu Osmani tha se “nuk duhet të bëhet askush merak” për të ardhmen e saj, por ajo që duhet të diskutohet është e ardhmja e Kosovës.

Gjithashtu, presidentja paralajmëroi se do të jap kontribut për vendin edhe “shumë gjatë

Përgjigja e saj e plotë:

RTK: Zonja Presidente edhe një pyetje, cila është e ardhmja jua, marrë parasysh që keni edhe një vit mandat?

Osmani: Ajo çka duhet të diskutohet është e ardhmja e Kosovës dhe jo e individëve. Unë kam punuar gjithmonë dhe punoj edhe tash që e ardhmja e Kosovë të jetë e ndritshme, të jetë pozitive, të jetë një e ardhme e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Për të ardhmen time individuale nuk është se do të duhej të bëhej merak dikush. Unë do të jap kontribut pozitiv për vendin tim edhe shumë gjatë, ajo është me rëndësi.