Edmond Haxhinasto rreth 4 orë në SPAK, ja çfarë tha ish-ministri para gazetarëve

Ish-ministri Edmond Haxhinasto ka lënë pak momente më parë ambientet e SPAK-ut, ku u mor në pyetje për rreth 4 orë nga prokurorët. Pas daljes nga ambientet e Strukturës së Posaçme Anyikorrupsion, Haxhinasto ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat. Para gazetarëve, ish-ministri ka deklaruar se është thirrur  për disa çështje. “U pyeta si […]

Nëntor 12, 2024 - 23:00
 0  9
Edmond Haxhinasto rreth 4 orë në SPAK, ja çfarë tha ish-ministri para gazetarëve

Ish-ministri Edmond Haxhinasto ka lënë pak momente më parë ambientet e SPAK-ut, ku u mor në pyetje për rreth 4 orë nga prokurorët.

Pas daljes nga ambientet e Strukturës së Posaçme Anyikorrupsion, Haxhinasto ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.

Para gazetarëve, ish-ministri ka deklaruar se është thirrur  për disa çështje.

“U pyeta si dëshmitar për disa çështje. Deponimet e mia i kam dhënë aty ku duhet”, tha shkurt Haxhinasto.

Nuk dihet saktësisht se për çfarë çështjesh është pyetur Edmond Haxhinasto, por kujtojmë që emri i tij ka dalë në dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.