Protesta e 29 tetorit, mblidhen kryetarët e degëve të PD-së
Katër ditë nga protesta e 29 tetorit, sot në selinë e PD janë mbledhur kryetarët e degëve të Partisë Demokratike. Mësohet se në fokus të diskutimeve janë skenarët protestës me qëllim realizimin e bllokimin e disa rrugëve në Tiranë. Por, ndryshe nga protesta e 7 teotrit, këtë herë demokratët do të shtrijnë protestën edhe në […]
Katër ditë nga protesta e 29 tetorit, sot në selinë e PD janë mbledhur kryetarët e degëve të Partisë Demokratike.
Mësohet se në fokus të diskutimeve janë skenarët protestës me qëllim realizimin e bllokimin e disa rrugëve në Tiranë.
Por, ndryshe nga protesta e 7 teotrit, këtë herë demokratët do të shtrijnë protestën edhe në qytete të tjera të vendit, ku gjithashtu do të bllokojnë rrugët kryesore.
Kujtojmë se ishte Sali Berisha pak ditë më parë që bëri me dije se mosbindja civile do të jetë në 29 tetor. Ai kërkoi angazhim nga kryetarët e degëve, duke paralajmëruar që do të ketë paralizim të qarkullimit rrugor në akset kyçe në vend.