Ekskluzive: Plagoset në Likovë bartësi i listës së BDI dhe AKI, Zekeria Shaini
Një ngjarje e rëndë tronditi komunën e Likovës, ku është plagosur me armë Dr. Zekeria Shaini nga Sllupçani, bartësi i listës nga radhët e BDI-së dhe AKI-së, raporton Gazeta Flaka The post Ekskluzive: Plagoset në Likovë bartësi i listës së BDI dhe AKI, Zekeria Shaini appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Një ngjarje e rëndë tronditi komunën e Likovës, ku është plagosur me armë Dr. Zekeria Shaini nga Sllupçani, bartësi i listës nga radhët e BDI-së dhe AKI-së, raporton Gazeta Flaka
Në këtë moment nuk dihen motivet e incidentit, ndërsa identiteti i autorit mbetet i panjohur. Sipas informacioneve nga terreni, dr. Zekirjai është plagosur në këmbë. I lënduar, dr. Zekirjai është dërguar drejt Klinikave në Shkup.
Burimet tona thonë që Shaini është jashtë rezikut për jetë. Policia pritet të jap informacione zyrtare lidhur me ngjarjen. Gjuajtje janë shkëmbyer nga makina në makinë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ndërtesës së Fondit Pensoinal në Kumanovë, respektivisht në hyrje të Ambulancës.
Pulmologu Zekirja Shahini, ka qenë cak i atentatit me kallashnikov në Kumanovë. Sipas dëshmitarëve okularë, gjuajtësi akoma nuk është identitfikuar pasi në vendin e ngjarjes është parë me maskë. Hetimet janë duke u zhvilluar.
Ngjarja ndodhi në vrullin e fushatës zgjedhore, me protagonist bartësin e listës për Këshilltarë Komunalë nga radhët e BDI-së dhe AKI-së, por ende nuk ka indikacione që flitet për rivalitet politik. Sipas informacioneve jozyrtare, sulmi nuk ka pasur motive politike, por kjo pritet të konfirmohet brenda ditës.
Reagoi zv.kryeministri Arben Fetai.
“Shpreh shqetësim të thellë për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kumanovë, ku u plagos bashkëvendasi ynë, Zekirja Shaini. Në këto momente të vështira, shpreh solidaritetin tim të sinqertë me familjen e tij dhe dënoj me forcë çdo formë dhune. Bëj thirrje për qetësi, maturi dhe respekt të plotë ndaj institucioneve kompetente që po hetojnë rastin. Njëkohësisht, i bëj apel organeve të rendit që sa më shpejt të zbardhin motivet dhe autorët e këtij akti kriminal, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend dhe qytetarët të ndihen të sigurt.”, shprehet Fetai. Gazeta Flaka
The post Ekskluzive: Plagoset në Likovë bartësi i listës së BDI dhe AKI, Zekeria Shaini appeared first on Flaka, në çdo lajm... .